Xhevahir Spahiu është shkrimtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Xhevahir Spahiu është shkrimtar i njohur shqiptar. Studioi në fakultetin histori-filologji, dega gjuhë-letëresi shqipe.

Që nga viti 1968 ka punuar si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, redaktor në revistën “Nëntori”, mësues dhe libretist në Teatrin e Operas e Baletit në Tiranë.

Është i nderuar me çmimin “Migjeni” dhe dhe është fitues i çmimit të parë në konkursin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut.

Më datë 28 Shkurt 2020 ai dekorohet nga presidenti Ilir Meta me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Tituj të veprave
Mëngjes sirenash (1970)
Ti qytet i dashur (1973)
Vdekje e perendive (1977)
Dyer dhe zemra të hapura (1978)

Bashkohësit (1980)
Agime shqiptare 1981
Zambakët e Mamicës 1981
Kitaristët e vegjël (1983)

Nesër jam aty (1987)
Heshtje s´ka (1989)
Dielli i lodrave (1990)

Poezia shqipe (1990)
Kohë e krisur (1991)
Udha (2005)/Naishtedikur.info