Hajrie Rondo ishte një aktore e mirënjohur shqiptare. Ka lindur më 1 mars 1951 në Delvinë dhe në po të njejtin qytet ndërroi jetë më 9 Shtator 2017 pas peripecive të shumta në luftën kundër kancerit.

Hajrie Rondo ishte një aktore me diapazon të gjerë. Ajo ka interpretuar në të gjitha gjinitë. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma.

“Në jetën time kam pasur si lajtmotiv që ta shoh dhe ta përjetoj me ngjyrat më të bukura. Një nga këto ngjyra është ajo e profesionit që kam zgjedhur”.

“Jeta është e bukur dhe duhet mbajtur fort, me dhëmbë”.

Filmografia
Ballkan Pazar (2011)
Ne dhe Lenini (2009), ……………………….. Semihaja
Dhimbja e dashurisë (2008) serial
Tifozët (2004) – (TV), …………………………. Frosa

Borxhliu (1999) – (TV), ……………………….. Fija
Dashuri në krisma – (1997) (TV), …………. Zenepja
Gjithë fajet i ka paraja – (1996) (TV)
Pesha e kohës – (1988), ……………………… Evanthia

Një vit i gjatë – (1987), ………………………… Donika Saro
Përrallë nga e kaluara – (1987), …………… Tana
Kush vd, es në këmbë – (1984), …………….. Lina
Një emër midis njerëzve-(1983)

Nëntori i dytë – (1982), ………………………… Lima Kepiego
Agimet e stinës së madhe, – (1981), ……… Xifja
Vëllezër dhe shokë – (1980), ………………… Mara