Sapo ka kaluar pak më shumë se gjysma e këtij viti dhe larmishmëria e prodhimtarisë kinematografike është në kulmin e saj. 2018-a ka pasur një produktivitet të lartë në lidhje me cilësinë e filmave që ka nxjerrë. Për të gjithë të apasionuarit pas filmave, më poshtë kemi listuar 15 produksionet më të mira të këtij viti. Në këtë mënyrë mund t’ju japim një ide se çfarë zgjedhje të bëni sonte, për të parë para gjumit.

1-The Guardians
Me një fillim të ngadaltë në flakë, The Guardians më vonë transformohet në një melodramë epike. Ky film përshkruan një histori lufte në të cilën, ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim deri më tani, meshkujt janë në rol mbështetës dhe jo kryesor. Përmban një përshkrim të detajuar të traditave të familjes rurale franceze. Peizazhet dhe ndryshimi i stinëve luajnë rol po aq të rëndësishëm në film sa edhe karakteret protagoniste të tij.

2-Dark River
Dark River është konsideruar si një film që ofron ngushëllim. Përmban disa moment poetike dhe delikate, por atmosfera e përgjithshme e filmit mbetet e ftohtë dhe e vetmuar. Incesti dhe abuzimi, të cilat shihen në këtë vëpër, nuk lenë vend për doza komike. Ky është një film i fuqishëm me intensitet të rëndë që zgjat. Filmi Drk River ka pasur një impakt të gjerë mbi audiencën deri tani.

3-Zama
Ngjarja e këtij filmi zhvillohet në Argjentinë në fundin e shek.XVIII. Zama, një personazh me të dyja duart e prera është i detyruar të jetë pjesë e turmës për të mbijetuar. Ka momente të frikshme me humor të zi, në një film i cili krijon në mënyrë të vazhdueshme surpriza me brutalitetin e tij.

4-The Breadwinner
Aspekti më dëshpërues i këtij filmi të animuar, i cili është nominuar edhe për një Oscar, mbetet fakti se historia që përmban mbetet akoma aktuale. Filmi përshkruan realitetin e shoqërisë afgane, ku gruaja nuk ka një fytyrë. Situatat zhvillohen gjatë udhëheqjes së talebanëve, e cila zgjati nga mesi i viteve ’90 deri në vitin 2001. Vite të tëra pas pushtimit taleban edhe pse më marrjen në dorë nga SHBA, tek të drejtat e grave afgane ndryshimi është vërtet i vogël.

5-BlacKkKlansman
Filmi kryeverpër i regjisorit Spike Lee është pritur majft mirë nga audienca dhe kritikët e filmit. Më një miksim stilesh dhe idesh në rrëfimin e historisë, BlacKkKlansman mbetet një ndër filmat më të mirë të vitit. Kjo vjen si pasojë e shtojcave të filmit, të cilat janë më argëtuese se kurrë, duke sjellë diçka ndryshe për shikuesit.

6-Early Man
Një film më doza të mëdha ironie dhe humori. Këtu marrin pjesë karaktere karizmatike të nevojshëm për evoluimin e ngjarjes me nota moderne, por edhe sipas stilit të vjetër. Ata krijojnë virtyte nga vetë modesita e tyre. Early Man mund të mos jetë realizimi më i shtrenjtë i vitit, por është pa dyshim më i pëlqyeshmi.

7-Isle of Dogs
Isle of Dogs është një film i karakterizuar prej një humori të një stili të veçantë që nuk haset nëpër raste të tjera. Kjo fabul me frymëzim nga elemente të ndryshme japoneze është gjithashtu estetikisht shumë e kënaqshme vizualisht. Intirgat e filmit përfshijnë ballafaqimin e disa temave ne rëndësi si spastrimi etnik, fashizmi dhe korrupsioni.

8-Three Billboards Outside of Ebbing, Missouri
Një ndër filmat më emocionues dhe dramatikë të vitit. Three Billboards Outside of Ebbing, Missouri, rrëmbeu zemrat e shikuesve që në premierën e tij. Një sukses i vërtetë edhe në ndarjen e çmimeve Oscar. Ky film tregoi se do të rezistonte në kohë. Me një interpretim fantastik të aktores Frances McDormand, kjo vepër nuk duhet lënë pa u parë.

9-Black Panther
Një ndër filmat më të suksesshëm të vitit 2018, Black Panther ka mahnitur audiencat me ndërthurjen e kulturës afrikane bashkë me elemente futuristike. Konsideruar si filmi aksion më i arrirë i viteve të fundit, ky produksion i Marvel është bërë tashmë edhe filmi më fitimprurës në kategorinë e tij me 1 bilion dollarë të gjeneruara deri më tani.

10-Annihilation
Annihilation është një udhëtim mbrëslënës i biologes luajtur nga aktorja Natalie Portman. Ajo është e vendosur për të gjetur se çfarë i ndodhi burrit të saj ushtar pas zhdukjes në mënyrë misterioze në një zonë të thellë pyjore të quajtur “Rëzëllitësja”. Një eksplorim që iu bën të mbani frymën me turbullirat dhe haluçinacionet nëpër të cilat kalojnë personazhet.

/abcnews.al