Nga Kastriot Dervishi
Më 3 prill 1977 në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme për këshillat popullore të rretheve, qyteteve, lagjeve të qyteteve, fshatrave të bashkuara, fshatrave, si dhe për gjyqtarët e ndihmësgjyqtarët popullorë. Më 5 prill 1977 organi zyrtar i KQ të PPSH-së hapej me kryetitullin: “Fitore e shkëlqyer e Frontit Demokratik të Shqipërisë”, “Shprehje e gjallë e vendosmërisë së patundur të popullit tonë për të ecur pa u ndalur në rrugën e ndërtimit të socializmit dhe të komunizmit”, “100% e zgjedhësve morën pjesë në votime dhe mbi 99.99% votuan për kandidatët e Frontit Demokratik”.

Në kuadrat partia vendosej fjalia: “Rroftë uniteti i çeliktë e i pathyeshëm i popullit rreth partisë sonë të lavdishme dhe pushtetit popullor!”. Këtë vit, vetëm në kampe dhe burgje ishin mbi 1.500 të burgosur politikë. As vota e tyre nuk dilte.

Rezultatet:

-Për këshillat popullorë të qyteteve, 1 votë kundër.

-Për këshillat popullorë të lagjeve qyteteve, 1 votë kundër.

-Për këshillat popullorë të fshatrave të bashkuar, 3 vota kundër.

-Për këshillat popullorë të fshatrave, 61 vota kundër.

-Për gjyqtarët popullorë, 17 vota kundër.

Gjithsej në gjithë vendin, 63 fletëvotimi u gjetën të pavlefshme.

Burimi: 55news.al