Burri më i vjetër në Gjirokastër është Tomorr Kotroçi, i cili ka festuar 100 vjetorin e lindjes. Kotroçi është nga lagjia “Dunavet” i Gjirokastrës dhe ka mbushur plot 1 shekull jetë.

Ndërsa ka treguar sekretet e jetëgjatësisë së tij, rrugën nga shtëpia për në majë të “Dunavatit” e ka bërë gjithnjë në këmbë. Ai nuk mban mend të ketë vuajtur ndonjëherë nga ndonjë sëmundje, ndërsa gripin e kalonte vetëm me raki të përvëluar e me limon të shtrydhur, se ilaçet nuk i ka preferuar asnjëherë.

“Gjirokastra online” shkruan se ai njeh fije për fije të gjitha bimët e çajrat e malit të Gjerë, shëtitur me këmbë e me mushka, salepin kokërr që e bluan për dimër, ilaç për të zbutur grykën dhe hapur gjoksin dhe në kërcë të dimrit.

Në moshë të re, gjatë luftës Tomorri ka luftuar përkrahë partizanëve. Ndërkohë me sistemin diktaktorial ka pasur disi probleme që nuk e lejonin të mbante bagëti. Megjithatë nuk hiqte dorë. Sa ulej propaganda dhe fushata nxirrte 2 a 5 kokë të imta dhe i kulloste. Kur shtrëngohej litari, i therrte e më pas, për t`i mbajtur për gjithë vitin, në një anë të shtëpisë hapi një tunel ku dhe i strehonte. E dinte ai dhe familja.

Pas 90-s, Tomorri mbështeti demokracinë. Ndërsa mori në Gjirokastër një dyqan të vogël ku punoi për vite me radhë.

Nga sot 100 vjeç e më tej Tomorr Kotroçi do merret me punë, do vazhdojë të grijë duhan në pllakën e drunjtë me bixhakun e jetës; të mbajë ”periz” etj./Konica.al/