Françesk Radi lindi nё qytetin e Tiranёs. Rridhte nga njё familje qё i dha personalitete kombit shqiptar. Nga e ёma, Roza shkodrane, xhaxhanë, monsinjor Vinçenc Prennushin, shkrimtar, studiues, pёrkthyes dhe personalitet i shquar i katolicizmit shqiptar, martir i fesё. Nga i ati, Baltoja (Bartolomeo), me origjinë nga Prizreni (Kosovë), jetuar 300 vitet e fundit në Prizren dhe rrethina, para shpërnguljes për në Shqipëri në vitin 1929, me të vëllanë e tij, Lazër Radin, intelektual i viteve ’30-’40, të shekullit XX, shkrimtar, publicist, përkthyes, mik i Migjenit, i Musine Kokalarit, Ernest Koliqit etj. U end bu, rgjeve dhe inter, nimeve në tre breza, për shkak të bindjeve të tij.

Françesk Radi kreu Liceun Artistik për kontrabas. Gjatë kësaj kohe ishte pjesë e formacionit orkestral të Gaspër Çurçisë, por edhe të Robert Radojës e Ferdinand Dedës si kitarist bas. Më pas thelloi studimet për kontrabas në Institutin e Lartë të Arteve, në Tiranë. Për herë të parë u ngjit në skenën e Estradës së Tiranës më 1968, me këngën e Enver Shengjergjit “Ecëm krah për krah”. Aty nisi edhe suksesi i tij i parë jo vetëm si instrumentist, po edhe si këngëtar. Publiku e priti shumë ngrohtë pasi për herë të parë në skenë një këngëtar shqiptar shoqëronte veten me kitarë. Në fillimet e tij si kantautor, me krijimtarinë muzikore solli për publikun këngët “Adresa” dhe “Biçikleta”, në vitet 1971-’72.

Nga ky moment Françesk Radi u bë një emër i njohur. Pikërisht me këto dy këngë Françesk Radi, do të niste rrugëtimin drejt suksesit muzikor. Kënga “Adresa” ishte pjesmarrëse e festivalit të dytë studentor. Më pas së bashku me këngën “Biçikleta”, do të bëheshin pjesë e konkurimit në anketën muzikore të Radio-Tiranës. Në ciklin e emisioneve “Fituesja e fitueseve” më 1972, të dyja këngët do të shpalleshin fituese. Si të tilla shfaqën interesin e TVSH-së për t’i dhënë audios edhe imazh. Me regji të Ylli Pepos, kamera të Gazmir Shtinos, dhe pjesëmarjen e dy prej vajzave më të bukura të Tiranës në ato vite, Anila Kati dhe Valentina Baxhaku, u realizuan klipet e para shqiptare që patën sukses të jashtzakonshëm. Këto këngë i dhanë sukses Françesk Radit si kantautor. Por të dyja klipet, pak muaj më pas do të cilësoheshin si shfaqje të huaja nga regjimi diktatorial Hoxhist . Nuk u lejua transmetimi i tyre dhe u zhdukën nga arkiva e RTSH-së.

Sipas personalitetit të kultures shqiptare, dirigjentit “Mjeshtër i madh” Zhani Ciko: “Françesku gjeti menjëherë këndin e tij të disa këngëve më intime, që përshkonin momente të jetës së shpenguar të rinisë dhe futi portretin e tij në muzikën e lehtë shqiptare duke u bërë për mua i pari kantautor, këngë e autor ta themi shqip, i muzikës së lehtë shqiptare, i cili përpunoi shumë gjëra, përpunoi jo vetëm figurën që e kishte të tijën, por përpunoi edhe mënyrën e të kënduarit pa u influencuar në kuptimin e keq të fjalës, por duke marrë nektarin e asaj çfarë ndodhte. Me ato mjete të pakta komunikimi që ishin në atë kohë, Françesku gjeti një mënyrë të vokalizmit të tij që ishte afër vetes së tij dhe e shkëputi nga të tjerët. Kjo është ajo që mua më krijon bindjen se është vërtet i pari në fushën e këtyre kantautorëve të muzikës së lehtë…”( Ref. 1)
Për regjisorin Ylli Pepo: “Franko ishte një nga ata këngëtarë që bëri revolucion në muzikën shqiptare, sepse zëri i tij, mënyra si këndonte ai, tekstet e tij, pasi ishte kantautor që në fillimet e tij, ishin krejt të veçanta. Pa partishmërinë, pa fjalë të mëdha, pa skematizëm, por thjesht i këndon ndjenjës, ndjenjës së dashurisë, ndjenjës së lirisë, ndjenjës së njeriut që është gjithmonë në kërkim…”Ref. 2 )

Fillim vitet “70 shënojnë kohë kur edhe në Shqipëri u lejua një lloj liberalizmi e kur Radio-Tirana transmetonte edhe muzikë të huaj. Në atë kohë dëgjohej muzikë e mirë. Rinia e Tiranës dëgjonte Hit-Parade, Beatlees-t, Rollingstons, Çelentano, Xhani Morandi, Al Bano, Bobi Solo, Mina, Mirel Mattheië, e gjithë këngëtarët e kohës.

Vet kantautori Françesk Radi është shprehur “…tek rinia shqiptare u krijua një lloj kulture tjetër. Të rinjtë kërkonin një muzikë tjetër se të krahasonin me botën. Pra duhej të bënim diçka tjetër, të ndryshonim pak thelbin e muzikës. Besoj që e arritëm. Në ato vite e arritëm. E arritëm sepse me të vërtetë në vitet ’70-’72, ne bëmë muzikë shumë të bukur…”Përmend këtu kompozitorët Kastriot Gjini, Enver Shengjergji, Aleksandër Lalo etj. apo këngëtarët Sherif Merdani, Tonin Tërshana, Ilir Dangëllija, Nevruz Yzeiri, Luan Zhegu, Liljana Kondakçi Justina Aliaj, etj ( Ref. 3 )

Sipas poetit Sadik Bejko: “Françesk Radi ishte një prurje si gjithë këngëtarët e botës kur dolën atëhere në Amerikë, në botë, ishin tipat e kantautorit, një njeri qe ka një individualitet, ka një kitarë në sup, ka një melodi, ka një mesazh për të dhënë, mesazhin e brezit të vet. Hyri si një djalë i cili ishte me veçantitë e tija, djali me kitarë, një këngëtar i ri, këngëtar i kohës, një këngëtar qytetar që sjell një fryme konteporane në muzikën shqiptare….”( Ref. 4 )

Vetë Franko në intervistën për RTSH-në si dhe në atë për Scan tv “ Me Marizën “ dhjetor 2016 ka pohuar: “Erdhi një klimë liberalizmi që të gjithë e ndjenin, dhe hyri dalngadalë. Ajo u bë pjesë e gjithë rinisë së asaj kohe. Mbaj mend kur shkonin në aksion gjimnazet këndonin sipër makinave të zbuluara “Yelloë submarine”. Kam qënë një përfaqësues i atyre viteve, në të cilën rinia e Tiranës më mbanin si model, sepse tek unë shihnin ndoshta diçka tjetër, jo atë kornizën. Edhe ne në atë kohë kemi qenë të rinj. Ndoshta jetuam edhe në një sistem tjetër të vështirë, por ne i gjetëm ato dritaret për të treguar botën e të rinjve, botën e tyre që s’ka regjim në botë që t’ia mbylli dyert dhe dritaret…” ( Ref. 5 ).

Për kompozitorin Aleksandër Lalo: “Franko pamjen e jashtme e kishte nga natyra, djalë simpatik, me atë kitarën, stononte shumë në atë kohë kur duheshin njerëzit fiks fare…”( Ref. 6 ).

Po në vitin 1972, Françesk Radi kompozon këngën “Kur dëgjojmë zëra nga bota” kushtuar lu, ftës në Vietnam, me tekst të poetit Sadik Bejko. Kënga u vlerësua, u pranua nga autoritetet përkatëse të RTSH-së, dhe Franko u përfaqësua si kantautor në fesivalin e 11-të të këngës që organizohej nga e vetmja media televizive e kohës.

“Mendova të bëj një këngë proteste në festivalin e 11-të, – ka pohuar Radi në intervistat e ndryshme në median e shkruar dhe atë televizive. – Meqenëse Vietnami ishte pushtuar nga amerikanët, dhe ne ishim në krahë të Vietnamit, Sadik Bejko bëri një tekst të tillë, pak a shumë fabula ishte: një grup të rinjsh që këndojnë me kitarë, kënga e tyre është protestë e lu, ftës në Vietnam…”( Ref. 7 ).

Sipas poetit Sadik Bejko, autor i tekstit “Kur dëgjojmë zëra nga bota…”: “Ata që ishin atëhere shefa në redaksinë e muzikës, Gjon Simoni, e të tjerë vendosën që këngën e Françesk Radit ta pranojnë dhe jo vetëm ta pranojne, por ta vënë këngën e parë, mund ta quaj këngën kopertinë të festivalit të 11-të të këngës në RTSH. Më kujtohet se atëhere qe dhe si orientim. U zgjodh një temë ndërkombëtare, ishte tema e lu, ftës në Vietnam…” ( Ref. 8 ).

Sipas Zhani Cikos, citojmë “Sigurisht që momenti i pabesë i thyerjeve të koncepteve politike që na kishin inspiruar të gjithëve në këtë rrugë të hapjes, solli dhe momentin e diskutimit të tij me egërsi, diskutim që u bë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe të Artistëve për festivalin e 11-të. Atje nuk ishin vetëm direktivat, por më shumë ishin edhe inatet dhe mllefet edhe të njerëzve të cilët nuk pranonin të renë, sidomos kur vinin nga filiza të tilla siç ishte Françesku dhe në një mënyrë shumë të pabesë, mandej edhe muzikantë e paditën atë në mënyrë të tillë që gati dë, nimi mund të kishte qënë edhe më i rreptë se sa ishte në të vërtetë…”. ( Ref. 9 ).( Citimi është marë nga dokumentari “ Jetë e Trazuar “ kushtuar Françesk Radit, Prill 2018).

Bujar Kapexhiu, regjisor: Një nga pjesëmarrësit e këtij festivali ka qënë edhe Françesku. Me mënyrën e tij të të kënduarit brenda ketij kuadri të të ndërtuarit modern të atij festivali, tingelloi jashtzakonisht bukur dhe u prit mjaft mirë. Mirëpo kjo bëri që ne të gjithë, pjesa më e madhe, por edhe Françesku, të pësoj atë që mendonte Partia. Gjithmonë duke e dënuar, duke e larguar nga Tirana, duke e dërguar jashtë në veri që ai të riedukohej. ( Ref. 10 ).

Sulmi ndaj tij kishte nisur që kur ishte student nga kolegët dhe pedagogët e tij duke e akuzuar pë shfaqje të huaja moderniste. Pas kritikave te festivalit 11-të Françesk Radi, 23 vjeç djalë do të dërgohej për riedukim në Fushë-Arrëz. La pas Tiranën, orkestrën ku punonte, suksesin e fituar në rrugën e krijimtarisë, me kurajo për të gjetur edhe atje vetveten.

edagogu i ri i Institutit të Lartë të Arteve, Josif Papagjoni: “Dhe atje të them të drejtën njoha më gjerë, më thellë shpirtin e tij, një shpirt i butë, shumë solidar, njeri i qetë. Dhe nuk më hiqet nga mendja pasi dhe unë kisha pasion muzikën. Dhe ashtu e mbaj mend që mbrëmjeve ndoshta me zë të ulët ai ulte kokën në kitarë, i binte kitarës, humbiste atje bashkë me mua. Në mendje e kam zërin e tij, sidomos, të këngëvë të Çelentanos, të cilat vinin shumë ngrohtë. Dhe me sa duket nëpërmjet kitarës, muzikës, Celentanos dhe gjithe këngëtarëvë të mëdhenj italianë, ai arriti të krijonte atë katarsis të domosdoshëm të vetes së vet por edhe timin e shokëve të tjerë. Nuk e lejonin të dilte në skenë, pasi mendohej që ky ishte një njeri i ndëshkuar, i çuar atje për gabime ose shfaqje liberale në muzikë etj etj…”( Ref. 11 ).

“Shkëputia ime prej disa vitesh jashtë muzikes, jashtë profesionit, ka lënë gjurmë, la gjurmë në atë kohë sepse një muzikanti, një kantautori t’i heqësh të drejtën e profesionit, ka qënë gjë e tmershme. Aty ku isha ishte e vështire të bëja atë që ndieja. Ishte e vështirë që unë të dilja jashtë karakterit tim. Muzika nganjëherë është edhe vulë e kohës, kështu që çdo gjë shkoi edhe me kohën…” ka cituar Radi. ( Ref. 12 ).

Për më shumë se dy dekada ju mohua e drejta të krijonte e këndonte ashtu siç donte shpirti i tij i lirë. Ai përgjohej se mos këndonte gjëra të papëlqyeshme e për çdo gjë denoncohej në polici. Por njerëzit e thjeshtë ishin tjetër gjë nga pushteti. Ata e donin dhe e respektonin muzikantin mes tyre, por edhe ai ata, duke mos u kursyer t’u mësonte të rinjve kitarën e çdo gjë të mirë që zotëronte vetë.

Edhe në veri të vendit Frankos nuk do t’i shuhej kurrë pasioni për muzikën. “Fillova të eksperimentoj me instrumentat popullore, me ciftelinë, sharkinë dhe instrumente të tjerë që kishte aty. Krijova dhe një grup dhe më vjen mirë që e kam bërë atë punë” (F.Radi)( Ref. 13) Me kontributin e tij në Fushë-Arrëz organizohej edhe festival kënge. Citojmë Robert Radojën “…të cilën e ndihmonte, e drejtonte dhe e stimulonte Frankoja. Kontributi që ka dhënë në ndihmë të orkestrës së Ndue Shytit, meqenëse njihte mirë instrumentet me tela, dinte si akordoheshin çiftelitë, sharkitë, fyelli etj, i harmonizonte, krijonte dhe i jepte formë. Unë mendoj se duhet vlerësue shumë në këtë drejtim…”( Ref. 14 ).

Në Fushë-Arrëz do të njihej dhe me bashkëshorten e tij , gazetaren dhe spikeren e mirënjohur Tefta Radi, nje dashuri që s’do të shuhej kurrë. Sollën në jetë dy fëmijë: Anjezën dhe Baltionin. Franko e jetoi jetën bukur. Ishte shumë familjar dhe motoja e jetës së tij ishte: “Me muzikën dhe familjen i lidhur përjetësisht”.dhe këtu kontribuoi me krijime të ndryshme muzikore në funksion të shfaqjeve. Po ashtu ka muzikuar edhe pjesë të ndryshme teatrale si “Tetë Persona plus” të Ferdinand Radit, komedine e Dari Fo “Kush vjedh një këmbë, ka fat në dashuri”, etj. Në 1995, me mbështetjen e Zhani Cikos, u rikthye në Orkestrën Simfonike të Radio Tiranës, prej nga e kishin larguar, nga big bendi i Gaspër Çurçisë, pa dëshirën e tij në 1973. Punoi plot 22 vjet deri sa doli në pension. Fillimisht si solist instrumentist e më pas si mjeshtër muzikor pranë Orkestrës Simfonike të RTSH-së.

“E rëndësishme është që unë u formova në këtë institucion. Suksesi im në këtë institucion ka qënë, trishtimet e mia, festivalet, anketat, dhe çdo gjë të bukur që unë kam bërë si kantautor, është e lidhur me këtë institucion të bukur” (Françesk Radi). ( Ref. 15 ).

Pas viteve ’90 Franko u rikthye në skenën e festivalit të RTSH fuqishëm e me një krijimtari të spikatur. Këngët e Françesk Radit kanë mesazhe, kanë intuitë, kanë notë proteste, kanë muzikë, kanë kompozim, kanë edhe interpretim. Motiv i jetës së tij ishte antikonformizmi.

“Artistët nuk duhet të jenë konformistë, nuk duhet të jenë palë me politikën, nuk duhet të kenë frikë të thonë fjalën e tyre e pse jo, të bëjnë opozitën mbi atë ç’ka ndodh në shoqërinë shqiptare…” (F. Radi).( Ref. 16 ).

Në krijimtarinë muzikore të Françesk Radit shpalosja e notës së protestës për problemet e shoqërisë shqiptare, është tipar dallues. Kjo bën që krijimtaria e tij të jetojë gjatë në historinë e muzikës shqiptare. Përmendim këtu këngët “Rroku i bu, rgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, “Kemi dasm-o” etj, të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut dhe në fondin e artë të muzikës së lehtë shqiptare ashtu si dhe krijimet e tij të para, “Adresa”, “Biçikleta” që vazhdojnë të këndohën ende.

Aleksandër Lalo: “Një muzikant i shkëlqyer. Françesk Radi ishte një artist i jashtzakonshëm, një artist i vërtetë. ( Ref. 17) Robert Radoja: “Ai do të mbetet gjithmonë Françesk Radi me zanin e bukur dhe me kangët e bukura…”( Ref. 18 )

Zhani Ciko: “Për mua ai mbetet gjithmonë një muzikant i veçantë, një njeri i veçantë, është një personalitet do ta quaja në këngën e lehtë, i cili ka gjurmët e tija të pashlyeshme…”.( Ref. 19 ). Mefarete Laze, këngëtare: Nuk ishte thjesht një fanatik i viteve të rinisë së vet, jo. Franko ecte me hapin e kohës, me muzikën e kohës e gjithmonë i parapriu të bukurës, i parapriu bashkëkohores…”( Ref. 20 ).

Luan Zhegu, kantautor: “Franko do të mbahet mend gjithë jetën si kantautori i parë shqiptar. Në stilin e tij tepër të veçantë me risi. Në të gjitha këngët e Frankos unë mbaj mend vetëm mesazhe” . ( Ref. 21 ).

Sherif Merdani, këngëtar, diplomat: “Rrallë bashkohet një muzikant, një këngëtar, një kantautor me njeriun e vërtetë. Ai ishte i mrekullueshëm…”( Ref. 22 ).

Aurela Gace, këngëtare: “Kur mendoj karrierën e tij, mendoj vetëm një artist unik. Një kantautor që krijonte aq bukur për veten e tij…”( Ref. 23 ).

Mariza Ikonomi, këngëtare: “. Nuk pranonte improvizime të teperta në këngët e tij. Donte që gjithçka të ishte korrekte. Gjithmonë kërkonte perfeksionin…”( Ref. 24 ).

Kastriot Tusha, tenor: “Nuk abuzoi kurrë me muzikën dhe me krijimtarinë e tij, por dhe me zërin e bukur dhe me vuajtjet që ai ka patur gjatë gjithë jetës së tij…”( ref. 25 ).

Kujtim Aliaj, dirigjent: “Humbja për muzikën shqiptare është e madhe, për artin e interpretimit në mënyrë të veçantë po e po, sepse Françesk Radi realisht ka qenë një zë krejt i veçantë”. ( Ref. 26 ).

Enver Shëngjergji, kompozitor: “Franko, tentoi të sjellë një gjë të re në muzikën shqiptare, por gjithnjë brenda kuadratit që mbante vulën Made in Albania. Franko nuk kopjoi, nuk mori bulza nga bota, por shkruajti ashtu siç ja ndjente shpirti i tij…”( Ref. 27 ).

Justina Aliaj, aktore, kënëetare:Në atë kohë ishte më lehtë të të thoshim armik, se sa modern. Por Franko mbijetoi me mënyrën e vet alla Franko duke lënë pas gjurmën e tij. ( Ref. 28 ).

Sadik Bejko, poet: “Françesk Radi që nga fillimet e tij dhe me pjesën e muzikës që krijoi vitet e fundit, diti ta përvijojë profilin e tij si një muzikant i veçantë i gjithë botës muzikore shqiptare “. ( Ref. 29 ).

Jetmir Barbullushi, dirigjent i Orkestës Simfonike të RTSH-së: Një muzikant i shkëlqyer. Franko ishte një artist me dimension, i veçantë në llojin e tij, sidomos në krijimari. Në motivet e tij ai ishte shumë shqiptar”.( Ref. 30 ).

Edison Misso, kitarist: “Karakteristika e këngëve të Frankos ishte fakti që ishin këngë shumë të thjeshta, me një tekst të studiuar mjaft mirë, me një harmoni shumë të qartë. Ishin këngë të avancuara për kohën…”( Ref. 31 ).

Elton Deda, kantautor: “Franko për mua është modeli i kantautorit shqiptar. Modeli edhe modern, edhe perëndimor. Franko është i dënuar përjetësisht që të kujtohet…”( Ref. 32 ).

Pjesë e krijimtarisë muzikore të Frankos mbetet edhe muzika popullore nga të gjitha trevat shqiptare. Ato u punuan prej tij në orkestracion me qëllim që të këndoheshin nga rinia edhe në disko. Këngët popullore të përpunuara nga Radi, janë nga më interesantet dhe më të bukurat në orkestracion të tilla si “Mora mandolinën”, “Kur me vjen burri nga stani”, “Molla e kuqe”, “Oj zogo”, “Lule bore”, “Gushëbardha si dëbora” “Si dukat i vogël je”, “Hajde lule”, “Dy lule të bardha”, “Tango” “Rrugës trishtuar”, “Kur perëndon dielli majave”, “Kallma cigaren” e shumë e shumë të tjera, brenda tyre dhe këngët qytetare shkodrane apo ato korçare.

Josif Papagjoni, kritik arti: “Franko ishte një nga kantautorët më të shquar shqiptar, tejet origjinal, sigurisht një këngëtar me zë origjinal, dhe një kompozitor mjaft i mirë që arriti të çojë në sipërani vlerat e kulturës sonë muzikore popullore folklorike, por dhe më gjerë”.( Ref. 33 ).

Françesk Radi është cilësuar edhe si e Çelentano shqiptar. Ai vetë është shprehur: “Unë nuk kam imituar, se shpesh më thonë Çelentano. Normal që unë këngët e Çelentanos i kam kënduar, por ndoshta ka qënë zëri im më afër këtij këngëtari. Dhe gjithmonë më është dukur sikur këngët e këtij personaliteti të muzikës italiane, janë shkruar edhe për mua, sepse i kisha shumë të lehta për t’i kënduar”.( Ref.34 ).

Françesk Radi do të kujtohet si artisti unik edhe në stilin e veshjes. Me shumë sqimë që nga rinia e tij e herëshme. Sa klasik, modern aq edhe sportiv. Unik edhe në performancë me formacionet muzikore, instrumentet apo komplekset që e shoqëronin interpretimin e tij. Ishte i dashuruar me teknologjinë. Ndër të parët që futi studion e regjistrimit. Si rrallëkush këngë i vetëregjistronte.

Në mbasditen e 3 prillit 2017, vdekja do ta rrëmbente parakohe kantautorin Françesk Radi. Ai u godit nga një hemoragji e rëndë cerebrale. U përcoll me nderime nga familiaret e dashur të tij, nga institucioni ku punoi, nga miqtë e shokët, nga fansat e shumtë, nga personalitete të artit, kulturës, por dhe të politikës. Kortezhi i përmortshëm u shoqërua nga tingujt funebër të fanfarës së kryeqytetit. Françesku iku si në një aksident, duke lënë pas dhimbje dhe trishtim.

I dashur mik! Ty ta “shpejtuam” ikjen të gjithë nga pak, ca naivë (edhe unë) e ca hipokritë: Që s’të kuptuam Që s’të dëgjuam Që s’të njohëm mirë Që s’ta lexuam heshtjen i dashur mik! Që s’të gjetëm “Adresën” Që s’të kapëm ritmin, edhe kur ti ecje me “Biçikletë” Që s’të bëmë “Një telefonatë zemrash” kur t’i kishe nevojë… Ndaj na mblodhe, si të përhumbur në terr për të na thënë: “Ky fat na ra”, “Humbet pranverën”…

Ke të drejtë Franko! Problemi nuk është me disa që ikin, por me ne të gjallët. Mbi tokë ecin shumë njerëz, por pak prej tyre lënë gjurmë!

Ti, ishe ndër të paktët! (Martin Leka – publiçist ). Françesk Radi: “Në jetën time i kam provuar të gjitha, suksesin, dështimin. Persekutimin tim dhe familjar, një grua dinjitoze dhe dy fëmijë krenar, dashurinë, respektin, konkurencën e ndershme etj. ( Ref. 35 ).

Monumenti i Françesk Radit ndodhet në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, përballë amfiteatrit veror.

Diskografia

Krijimet kryesore të Radit

Adresa

Biçikleta

Kur dëgjojmë zëra nga bota

Telefonatë zemrash

Rock i bu, rgut

Humba pranverën

Ky fat na ra

Zemër e lodhur

Të gjithë në det

Keni dasëm’o

Sa e bukur je

Fli e vuajtura ime

Mos thuaj jo

Jeta nuk të le fëmijë

Pseudodemokrati

Erë vere

Ecë përkrah të dy tok

Përkrah në jetë

Syri i saj po më verbon

Nuk mund të dashuroj

Një nënë, fëmijët , koha dhe unë

Pas një nate dita vjen

Buzë detit

Krishtlindje të bardha

Sa ëndrra thurrëm ne

Natë e bardhë

S’di se si

Zemë trembur s’kam jetuar

Këngë popullore e qytetare të orkestruara nga Radi e të kënduara prej tij

Molla e kuqe

Luleborë

Çile zemrën plot kujtime

Mora mandolinën

Kallma Cigaren

Sa e kandshme vjollcë ti je

Si dukat i vogë je

Pranvera filloj me ardh

Kur më vjen burri nga stani

Kur perëndon dielli majave

Dy lule të bardha

Gushëbardha si dëbora

Oj zogo

Si drenusha

Flutur

Rrugës i trishtuar

Mbi 80 këngë cover shqiptare e të huaja dhe kolazhe

Dhoma

Këtu s’do të jem

S’ka fajtor në dashuri

Udhëtuam së bashku

Rrugë dhe vite

Kur dëgjojmë këngët tona

Një zë thërret

Le ta dinë

Të jetosh përherë rininë

Kartolina

Kur këndon kitara

Mora shoqezën për krah

kolazh ( S’ka fajtor në dashuri, Nën një qiell ne jetojmë, dhoma – F. Radi & M. Laze )

kolazh ( Këngët e T. Tërshanës në festivalin e 54 të këngës në RTSH. L. Zegu & M. Laze & F. Radi ).

Referenca 1,2,3,4, 6,7,8,9,10,11,12,13,14,16,17,18,19,20,21,22,23,24,25,26,27,28,29,30,31,32,33,34, dokumentari televiziv RTSh ” Jetë e trazuar “, Prill 2018
ref 5 , 15, nga emisioni ‘ Me Marizën ” në Scan tv, Dhjetor 2016

Ref 35 nga jetëshkrimi personal i Françesk Radit.

Burimi: Wikipedia