Kongresi i Manastirit, i njohur ndryshe edhe si Kongresi i Alfabetit, u mbajt në Manastir më 14 nëntor 1908, për të diskutuar e vendosur mbi një alfabet të njësuar të gjuhës shqipe.
Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, ndërsa nënkryetarë Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi.

Komisioni i Alfabetit, i kryesuar nga Padër Gjergj Fishta, përbëhej nga 11 anëtarë e me pëlqimin e të gjithëve u vendos “që Abeceja e Stambollit e me të bashkë edhe një Abece thjeshtë latine, të mësohen e të përdoren bashkarisht në mes të Shqyptarëvet”

©Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Kel Marubi, Kongresi i Manastirit, riprodhim, 1908

Burimi foto & info: Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”