Dhimiter Beduli ka lindur ne nje familje minoritare te fshatit Skore (Σχωριαδες) te krahines se Pogonit ne rrethin e Gjirokastres. Pasi mbaroi shkollen greke ne vendlindje vazhdoi Gjimnazin ne Athine nga u drejtua per ne Rumani ku mbaroi studimet e larta ne Shkollen Theologjike. Atje u specializua ne Muziken Bizantine.

Gjate perjudhes 1934-1945 punoi si Profesor dhe Drejtues i Seminarit Orthodhoks <Apostulli Pavli> ne Tirane. Atje drejtoi dhe revistat kishtare <Predikimi> dhe <Jeta Kristiane>.

Ka qene Protopsalt ne Kishen e Ungjilllezimit te Theotokos ne Tirane ku drejtoi dhe disa korodi kishtare.

Pas vitit 1945 punoi si Ekonomist dhe Pergjegjes Plani ne Uzinen Mekanologjike ne Tirane. Kishte qene dhe anetar me korespodence i Institutit te Historise te Akademise se Shkencave.

Gjate gjithe jetes se tij ka shkruar dhe redaktuar shume libra me karakter fetar dhe historik, ka publikuar shume artikuj me tematologji te gjere.

Pas vitit 1990 ka qene bashkepunetor aktiv i Kryepeshkopit Anastas per rimekembjen KOASH-it.

Ne vitin 1995, Patriarku Ekumenik, Batholomeu i I e nderoi per vepren dhe kontributin e tij per Orthodhoksine me offiqin <Mesues Drejtues i Kishes>.

Dhimiter Bedulin e kam njohur personalisht, ishim nga dy fshatra fqinje. Ka qene nje njeri qe ka nderuar KOASH-in dhe minoritetitn.

Disa nga veprat e tij 

1. Engolpioni i c’do orthodhoksi, 1936

2. Jeta dhe mrekullite e Shen Dhimitrit Mirovlitit, 1936

3. Mesime fetare per femijet orthodhokse, v. 1-4, 1938-1940

4. Ngjallja e Krishtit, 1940

5. Shen Prokopi, 1940

6. Gjuha Shqipe ne Kishe, 1961

7. Disa shenime per perjudhen e Skenderbeut nga nje veper agjiografike e shek. te 16, 1968

8. Historia KOASH deri ne 1944, 1992

9. Kishat dhe monasteret e Pogonit, 1996

10. Kodiku i Kishes se Shen Prokopit, 1997

11. Skoreja e Pogonit, 2002

Disa nga veprat qe ka perkthyer

1. Besimi, 1939

2. Familje e Krishtere, 1944

3. Biri i Davidit, 1944

4. Ungjilli, baza e jetes, 1944

5. Teori e Muzikes Bizantine, 1993

Burimi: forumishqiptar.com