Opera “ Skënderbeu” – 17 janar 1968

Opera “Skënderbeu” bën sot 52 vite nga dita kur është vënë për herë të parë në skenë.

Në 17 janar 1968 kompozitori Prenkë Jakova, libretisti Llazar Siliqi, dirigjenti Mustafa Krantja, regjisori Pirro Mani dhe piktori Shaban Hysa vunë në skenë operan ”Skënderbeu” e cila mbetet vepra e parë historike e plotë në muzikën shqiptare, që tregon një afresk të madh, të një epoke të lavdishme në historinë tonë kombëtare .

Interpretuesit e parë në rolin e Gjergj Kastriotit kanë qenë Xhoni Athanas e Ibrahim Tukiçi, në rolin e Mamicës, Luzia Papa e Tefta Çavo dhe në rolin e Donikës Nina Mula dhe Irena Gjergjo.

Burimi: Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor /Naishtedikur.info