Antoneta Papapavli lindi në Përmet më 17 shkurt të vitit 1938, dhe vdiq ne Tiran me 13 shator të vitit 2013 nga nje semundje e rende, ishte aktore e njohur shqiptare.

Kreu studimete larta në ILA, dega e dramës dhe u emërua aktore në Teatrin Popullor më 1964. Ka interpretuar mbi 50 role në TP, ka mbi 20 vjet karrierë artistike si dhe në 16 role në filmin artistik shqiptar.

Në Teatrin Popullor veçohen rolet e Afrovitit “Karnavalet e Korçës”, Cuca “Cuca e maleve”, Drita “Drita”, Mara “Toka jonë”, Deizi “Arturo Ui”, Bajamja “Fytyra e dytë”, Ledi Milford “Intrigë dhe dashuri”, Adela “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, Gjyshja “Hijet e natës”, etj. Doli në pension në tetor 1985. Ka afro 30 vjet që nuk është ngjitur në skenë, për arsye shëndetësore.

Për aktivitetin e saj artistik është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.

Aktorja u nda nga jeta, me 13 shtator 2013, duke marrë me vete dy dhimbje të mëdha, humbjen e të birit dhe të bashkëshortit. Kishte 23 vjet qe i mungonte skenës dhe publikut, kohë gjatë së cilës ka qenë e sëmurë

Filmografia
Hetimi vazhdon (1988) … nëna e hetuesit
Kur ndahesh nga shokët (1986) … nëna e Zanës
Kur hapen dyert e jetës (1986) … nëna e Lizës
Hije që mbeten pas (1985) … Sania, nëna e Marjetës

Nxënësit e klasës sime – (1984) … Vangjelia, bashkëshortja e Kristoforit
Apasionata (1983) … Profesorja e Mirës
Shoqja nga fshati (1980) … Lefka
Si gjithë të tjerët (1981) … nëna e Jetës
Kërcënimi (1981) … Marina, nëna e Emës

Përtej mureve të gurta – (1979)…nena e Asimesë
Ata ishin katër (1977) … Anëtarja e Këshillit
Përballimi (1976) … Klea
Komisari i dritës (1966) … Ngjela
Shoku ynë Tili (1981) … Drejtoresha e shkollës

Tinguj lufte (1976) … E shoqja e Galipit
Gjurmë në kaltërsi (1981) … E shoqja e komandant Markos
Role ne teater
Karnavalet e Korces ( ) … Olimbia

Cuca e maleve ( ) … Cuca
Toka jone ( ) … Mara
Arturi Ui ( ) … Deizi
Fytyra e dyte ( ) … Bajamja

Intrige dhe dashuri ( ) … Ledi Milford
Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo ( ) … Adela
Hijet e nates ( ) … Gjyshja
Pallati 176 ( ) … mamaja e Elses