Nga Kastriot Dervishi

Në dokumentet e Komitetit Qarkor të Gjirokastrës të Partisë Komuniste Shqiptare, po citoj pjesë nga ato të datave 13 korrik 1943 dhe 27 gusht 1943, të nënshkruar nga përfaqësuesi Haki Toska (që shkruante me pseudonimet “I vogli” dhe “Lasko”). Në dokumentin e parë bëhet fjalë se anglezët kanë qenë kundër përdorimit të yllit të kuq komunist (i kopjuar nga modeli i partizanit jugosllav), duke i detyruar partizanët që ta heqin madje, si dhe se kjo çështje kish qenë objekt përçarje me forcat nacionaliste.

Komunistët ishin të lidhur me yllin, ndërsa nacionalistët me simbolet kombëtare. Komunistët të drejtuar nga Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, i përmbaheshin mungesës së simboleve kombëtare. Në letrën tjetër ka diçka për moralin e shoqes “Tanksi”, e cila nuk mbante sjellje morale të mira me partizanet. Ishte përjashtuar për disa kohë nga partia, por më pas u pranua sërish. Partia ia hoqi njollën. “Tanksi” u bë një komuniste e përkushtuar, rigoroze në zbatimin e luftës së klasave.

Burimi: 55News.al