Nga Kastriot Dervishi

Historia e njohur më së shumti nëpërmjet filmit artistik “Duel i heshtur”, ka edhe një dë, nim që i takon të fejuarës së kapter Vlash Bushit (kapter Ramiu i filmit). Dë, nimi i saj e bën edhe më të dyshimtë këtë ngjarje. Nëse do ishte në plan arratisja sikurse thuhej në versionin zyrtar, Vlashi nuk kishte pse ta linte të fejuarën e tij këtu. Ngjarja e datës 1 qershor 1947 është thënë sikur marinari Spiro Kote që nuk drejtonte dot motovedetën vr, au kapter Vlash Bushin dhe marinarët Xhemal Kërrniqi e Enver Kruçi, sepse këta donin të arratiseshin në Itali. E fejuara e kapter Vlashit, Afërdita Beshir Vokopola, lindur në Vlorë në vitin 1919 e banuese në Tiranë, kish qenë (pas lufte) e fejuar më parë me një teknik italian të quajtur Saverio Gudero (vdekur nga shpërthimi i minave).

Ajo ishte njehur me Vlashin dhe ishte fejuar me të. Vlashi me profesion motorist për mjetet detare, kishte shërbyer më parë edhe shofer admirali e për këtë kish ndenjur 9 muaj në hetuesinë komuniste, por në fund kish dalë i pafajshëm. Afërdita u arrestua të nesërmen e ngjarjes, më 2.6.1947. Shumë muaj me vonesë, u mor në pyetje më 12.11.1947 në Seksionin e Sigurimit të Shtetit në Durrës. Më 15.11.1947 Prokuroria Publike e Prefekturës Durrës e akuzonte se kishte pasur dijeni për ngjarjen, pavarësisht se nuk dilte asnjë provë e tillë.

Nëse do ishte ashtu, Vlashi nuk kishte pse e linte të fejuarën e vet. Por megjithatë, prokuroria kërkoi 1 vit dë, nim me kusht. Pa pasur asnjë faj, Afërdita akuzohet për “veprimtari kundër pushtetit popullor” në bazë të ligjit nr.372. E bukura në akuzë janë fjalët “ka qenë e lidhur ngushtë me të fejuarin”. Çështja u trajtuar më 17.12.1947 nga Gjykata Ushtarake e Tiranës, e cila pranoi kërkesën e prokurorit duke e dënuar me kohën e paraburgimit (6 muaj) dhe me kusht për pjesën e mbetur. Pa asnjë provë nuk e dënonin dot më shumë.

Pjesë nga hetuesia

Unë bashkë me të fejuarin tim Vlash Bushin, ditët e festave shkonim në shëtitje dhe kinema bashkë me nënën time Fatime Beshiri. Ditët e festave shkonim shumë herë për të gjuajtur peshk afër molos. Bisedat tona ishin rreth martesës dhe jetës sonë. Një ditë teksa zinim peshk afër molos, ku unë isha bashkë me Vlashin një civil i portit më kërkoi të shkoja në drejtorinë e portit. Në këtë moment, Vlashi nuk ishte pranë meje. Aty më gjeti Vlashi, i cili i shpjegoi se isha e fejuara e tij. Pasi ika nga drejtoria shkova në bulmetoren “Gjirokastra” ku takohesha në mbrëmje me Vlashin, por ai nuk erdhi. Prita deri në ora 17.00 dhe shkova në shtëpi. Të nesërmen në drekë dola prapë për të kërkuar Vlashin. Një civil më kërkoi një civil që më dërgoi te Seksioni i Sigurimit të Shtetit te nëntoger Bako, i cili më arrestoi.

Burimi: 55News.al