Nga Kastriot Dervishi

Pavarësisht se lufta kishte mbaruar prej vitesh, “armiku i popullit” ndiqej sipas origjinës së dikurshme të tij, në një degë të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit, bashkë me figurat që përbënin “krimet kundër shtetit” në Kodin Penal. Shumë herë përcaktime nuk ishin të sakta. Brenda vendeve ku vuhej dënimi, kategorizimi i elementit kundërshtar bëhej nëpërmjet informacioneve të vjetra biografike ose mbi bazë të atyre që jepte rrjeti sekret. Pas revoltës së 21 majit 1973, një informacion i zëvendëskryetarit të Degës së Punëve të Brendshme Mirditë për kryetarin Pandi Kita, vetëm dy ditë pas revoltës, i ndante në këtë mënyrë politike të dënuarit:

I-Nga Balli Kombëtar:

1-Osman Kazazi (kryesor)

2-Astrit Muço

3-Sami Dangëllia

4-Shefqet Alla

5-Izet Gumeni

6-Myfit Tarolli

7-Çaush Çoku

8-Bedri Çoku (kryesor)

9-Ali Habili

10-Ulusi Pashollari

11-Kristo Mema

12-Niko Qafa

13-Zef Ashta (kryesor)

14-Fatmir Delia

15-Fadil Dushku

16-Gëzim Medolli (kryesor)

17-Medin Myslimi

18-Hysni Palla

19-Tomor Allajbeu

20-Astrit Delvina

21-Sadik Alimadhi

22-Syrja Lame

23-Hodo Sokoli (kryesor)

II-Në partinë revizioniste

1-Bebi Konomi

2-Stavri Refaeli

3-Fatmir Llagami

4-Agim Nelku

5-Skënder Thaçi

6-Kostandin Papa

III-Në partinë socialdemokrate

1-Hysen Zog Muçaj

2-Xhavit Sabri Lohja

3-Demush Keqi

IV-Në partinë zogiste

1-Pal Marku

2-Kamber Pepu

3-Isuf Tafa

4-Ramazan Xhomata

Në vitin 1972 kish patur të dhëna nga bashkëpunëtori “Osumi” se në Spaç ishte organizuar organizata me emrin Rezistenca Ushtarake me në krye Osman Kazazin që mbante gradën gjeneral, në të cilën bënin pjesë Myfit Tarelli kryetar për Korçën, Kristo Mema për Elbasanin, Ilmi Delia, Çaush Çoku, Uluri Pashollar për ndëshkimet, Sulo Kapllani për Skraparin. Sipas bashkëpunëtorit, Osman Kazazi ishte kryesori.

Burimi: 55news.al