Nga Kastriot Dervishi

Mbledhja e datës 22.4.1980, jashtë rendit të ditës diskutoi për shifrat e këqija ekonomike që tregonte falsitetin e ekonomisë komuniste. Komunizmi ri rend shoqëror i dështuar, nuk është i njohur plotësisht për gafat e tij ekonomike. Ai njohët më së shumti nga ana e jashtë, ajo e mizeries së përgjithshme në raport me qytetarin. Nëse i hyn studimeve mbi të ashtuquajturën ekonomi të tij, nuk do gjesh veçse një blozë të gjithanshme, e cila nis me vjedhjen e individit e vijon me ndërtimin e shtrembër të çdo gjëje. Konkretisht në mbledhjen e sipërcituar, dalin disa shifra të ekonomisë. Raportin përkatës e lexon sekretari Vaid Lama. Mirë ato ndërmarrjen me naftë e krom mund të dilnin me humbje, por këto ndërmarrjen bujqësore pse? Në propagandën e tyre, komunistët kanë pretenduar gjithnjë se ndryshimi i sistemeve shkatërroi hekurishtet e tyre. E vërteta është se komunistët i shkatërruan vetë ato me ndërtimin pa logjikë e pa plan.

Pjesë nga fjala e E.Hoxhës:

Mendova që në këtë mbledhje të Byrosë Politike, jashtë rendit të saj të ditës, të diskutoj për shqetësimet që më lindën nga këto materiale dhe për masat e forta që duhet të marrim për luftimin me rrënjë të atyre fenomeneve negative që vërehen në fushën ekonomike e financiare, si dhe në punën drejtuese e organizuese të organeve të partisë, të shtetit dhe të ekonomisë për këto probleme…

Me gjithë rezultatet e arritura, vitin e kaluar, 147 ndërmarrje ose afro 1/3 e të gjithë ndërmarrjeve, sidomos ato të naftës, të qymyrgurit, disa ndërmarrje të tjera minerare, të ndërtimit, të peshkimit, të sheqerit, etj, kanë dalë me një deficit prej 470 milion lekësh. Numri i ndërmarrjeve me humbje të planifikuara arriti nga 7 në 28 dhe nga 32 milionë lekë, shuma arriti 119 milionë lekë. Gjithashtu 21 ndërmarrje bujqësore, nga 55 që kemi gjithsej, dolën me 25 milion lekë humbje dhe të gjitha ndërmarrjet bujqësore së bashku, nuk plotësuan planin e akumulimit për 150 milionë lekë. Vëllimi i investimeve nuk u plotësua për 420 milionë lekë dhe nga 120 objekte u dorëzuan vetëm 64.

Burimi: 55news.al