Nga Kastriot Dervishi

Më 2.12.1981 në fshatin Nartë u gjet e varur në një shtyllë telefoni para zyrës së sektorit të perimeve të kooperativës bujqësore në një copë kartoni parulla “me përmbajtje armiqësore”: “Poshtë Enver Hoxha! Rroftë Regani”. Me gjithë terrorin e madh elementi antikomunist gjente mënyra për të shprehur urrejtjen ndaj regjimit.

Emri i presidentit amerikan, i një prej antikomunistëve më të spikatur të historisë së njerëzimit, admirohej edhe në Shqipëri, pavarësisht kushteve ku ndodhej vendi.

Nga shënimet e informacionit të këtij rasti, mësohej se me të njëjtin shkrim ishin shkruar edhe parulla të tjera dhe autori nuk ishte njohur cili ishte ende, pavarësisht përpjekjeve dhe analizave që ishin bërë. Kush vepronte i vetëm nuk kapej kurrë.

Burimi: 55news.al