Ky inati me median gjermani nuk është i ri. Paraardhësit e këtyre të sotmve, të njëjtën gjë thoshin, por vetëm se nuk i hidhnin në gjyq. Në procesverbalin e Sekretariatit të KQ të PPSH-së, të datës 15 prill 1983, gazeta gjermane “Shpigel” konsiderohet si “reaksionare” apo “jugosllave”, sepse nuk shkruante si donin ata për Shqipërinë. Artikulli i dy gazetarëve gjermanë nuk i ka pëlqyer Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë. Por asnjëri nuk pëlqen ta komentojë me detaje me sekretarët e tjerë Lenka Çuko, Simon Stefani, Vangjel Çërrava.

Burimi: 55news.al