Një punëtore operative ilegale

Nga Kastriot Dervishi

Bashkëpunëtori i organeve të Sigurimit të Shtetit konsideroj “vullnetar” i përkushtuar në një “detyrë patriotike”. Rrjeti sekret përbëhej nga 4 kategori: rezidentët, agjentët, informatorët dhe strehuesit. Pjesën më të madhe të këtij rrjeti e zinin informatorët, të cilët ishin të ndarë në dy nënkategori: të rekrutuar mbi baza patriotike (komunistë ose të besuar) ose me material shtrëngues (kryesisht kategori e përndjekur). Përgjithësisht, rezidentët dhe strehuesit ishin komunistë ose njerëz të të pushtetit. Agjentët bëheshin të tillë pasi kishin dhënë më parë prova si informatorë. Për arsye të panjohura, shqiptarët janë injektuar prej vitesh me iluzione sikur aktiviteti i fshehtë për Sigurimin paguhej apo ishte krijuar sistemi i pagave për “1.200”-at. Siç do shihet edhe më poshtë, shuma e harxhuar në raste të veçanta për shpërblime bashkëpunëtorësh, është tejet e vogël.

Rrjeti sekret i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës (Rrethi i Tiranës) në vitin 1985 përbëhej nga 1.135 persona, të ndarë si vijon:

-85 rezidentë

-150 agjentë

-718 informatorë (me material shtrëngues)

-182 strehues

Shpenzimet e fshehta për vitin 1985 ishin gjithsej 28.081 lekë të ndarë në këtë mënyrë:

-16.603 për veprime sekrete

-7.000 për rrogat e punonjësve ilegalë

-4.400 për shpërblime bashkëpunëtorësh

Burimi: 55News.al