Nga Kastriot Dervishi

Statistika e mëposhtme i përket Partisë së Punës, partisë më jetëgjatë të Shqipërisë, asaj që i shkaktoi pasoja të pariparueshme shtetit shqiptar për kohën e qëndrimit në pushtet dhe për kohërat kur dukuritë negative të saj reflektojnë mbi shoqërinë shqiptare. Rrethi që kishte më shumë komunistë ishte Tirana. E çuditshme është se në vend të dytë vinin forcat e armatosura. Kjo shpjegon fare mirë se ushtarakët e atij regjim ishin tejet të politizuar dhe sot mbeten enveristë.

Nga 143.449 anëtarë të Partisë së Punës, 15.313 ishin kandidatë partie. Anëtarësia nga pikëpamja shoqërore e sociale kishte këtë përbërje:

-46.003 femra

-55.793 punëtorë

-42.348 kooperativistë (37.369 në prodhim dhe 4.979 nëpunës)

-45.308 nëpunës

Nga pikëpamja arsimore:

-8.09% fillor

-40.73% 7-8 vjeçar

-35.40% të mesëm

-15.78% të lartë

Anëtarësia e Partisë së Punës më 1 janar 1986, sipas rretheve

1-Tiranë           23.399

2-Ushtria         11.366

3-Durrës          10.176

4-Korçë           10.149

5-Fier               9.917

6-Shkodër       8.276

7-Elbasan        8.128

8-Vlorë            7.102

9-Berat            6.831

10-Lushnje      4.342

11-Dibër          4.324

12-Sarandë      3821

13-Pogradec    3.194

14-Krujë          3.498

15-Gjirokastër 3.465

16-Kukës         2.916

17-Skrapar       2.635

18-Tepelenë     2.350

19-Mat            2.207

20-Librazhd    2.159

21-Përmet        2.041

22-Lezhë         2.030

23-Tropojë       1.893

24-Mirditë       1.990

25-Pukë           1.728

26-Gramsh      1.666

27-Kolonjë      1.543

28-Ambasada  192

29-Plenumi      111

Burimi: 55News.al