Pjesë nga biseda, si dhe një foto e vitit 1986 e Ramiz Alisë në fshat

Nga Kastriot Dervishi

Në vitin 1986 përllogaritej se shqiptarët pinin duhan që llogaritej në vlerën e 18 milionëve dollarë në vit. Për qëllime eksporti, udhëheqja mendonte ta hiqte edhe atë lloj duhani dhe ta zëvendësonte me një lloj tjetër rus. Kjo del nga një bisedë e Sekretariatit më 23.1.1986. Edhe te kjo fushë, udhëheqja nuk fali asgjë, por mendoi vetëm për eksportin, aq të domosdoshëm por që nuk mund të shpëtonte falimentimin ekonomik.

Pjesë nga biseda

Hekuran Isai: E gjithë Shqipëria, brenda një viti, pi 18 milion dollarë.

Manush Myftiu: Po sikur ta eksportosh atë sasi që pimë?

Ramiz Alia: Po çfarë të pimë në vend të tij?

Adil Çarçani: Ta heqim atë dhe të japim për të pirë si ai duhani kasbek i rusëve.

Ramiz Alia: Është i mirë ai lloj duhani, është nga ai që pinin ushtarët.

Adil Çarçani: Për atë them unë.

Burimi: 55News.al