Zgjedhjet janë organizimet më të spektakolare të diktaturave. Si asnjëherë tjetër, gënjeshtra dhe falsiteti ngrihen në nivele aq të larta. Po ashtu përdoreshin për të rritur “mobilizimin” e punonjësve për të realizuar planet, etj. Fotografitë tipike të ditës së votimit ishin ato që shihnin larmi njerëz që qëndronin të palëvizur para një kutie votimi. Pëlqehej zakonisht përzierja e ushtarakëve me popullit. Parullat ishte klishe të njohura. Po ato. Në zgjedhjet vendore të 27 prill 1986 në propagandën e kohës spikasnin parullat: “Votuam për pushtetin tonë që duam ta ruajmë si sytë e ballit”; “Jo një votë, po edhe jetën tonë e të fëmijëve japim për Frontin e për partinë”, apo më tej komentet:

-“Nga një legjislaturë në tjetrën nuk janë bërë vetëm hapa gjigandë përpara në industri e bujqësi, shkencë e mbrojtje, por janë rritur e shumuar njerëzit tanë, zotërit e vërtetë të fabrikave e uzinave, të hidrocentraleve dhe të fushave me grurë, të laboratorëve dhe auditorëve të shkollave të larta e të Akademisë së Shkencave”.

-“Fryma e lartë e aksionit dhe mobilizimi revolucionar që karakterizoi çdo kolektiv për të shkrua në zgjedhjet e 27 prillit me sa më shumë rezultate, po ngrihet më tej tani në prag të festës së 1 majit. Menjëherë pas zgjedhjeve, në shumë rrethe u ndërmorën aksione në sektorë të ndryshëm të jetës e të prodhimit.

Burimi: 55News.al