Ata që kanë lindur në mesin e viteve 90 apo edhe diçka më tej, as nuk mund mendojnë se çfarë ishte Shqipëria e 20 viteve më parë.

Një vend i cili po ngrihej nga një e shkuar e errët, por që u zhvendos në buzë të greminës me atë që do të kujtohet si çmenduria e firmave piramidale, e cila kulmoi në vitet 1996-1997, ku padyshim një nga ngjarjet që do të mbetet në kujtesën kolektive është edhe ekipi i futbollit të Lushnjës; ekip që kishte për president Rrapush Xhaferrin, bosin më të madh të firmave piramidale.

Opinion sjell edhe njëherë në kujtesë pikërisht këtë moment, kur Rrapush Xhaferri solli në Lushnjë si trajner për shumën e 350 mijë eurove në sezon ish-kampionin e botës me Argjentinën, Mario Kempes. Ja si pritën lushnjarët Kempesin në ditën e parë në Lushnjë, në një stadium i cili vështirë se do të mbushet ndonjëherë kaq shumë.

Kempes qëndroi në pankinën e Lushnjës vetëm për pak ndeshje, pasi fundi i piramidave do të sillte edhe fundin e ëndrrës së lushnjarëve për ta parë ekipin për herë të parë kampion kombëtar. Ndërkohë që ajo që pasoi ishte dramatike.

Pasi shumë nga lojtarët e huaj që ishin blerë me bujë nga bosi Rrapush Xhaferri, përfunduan duke u u ushqyer nga familjet lushnjare, pasi nuk kishin asnjë para mënjanë.