Data e sotme shënon 29 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha. Më 20 shkurt 1991 mijëra qytetarë shqiptarë të revoltuar përmbysën bustin e diktatorit Hoxha në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë.

Rrëzimi i bustit të diktatorit u iniciua nga greva e urisë e ndërmarrë nga qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. Rrëzimi i bustit shënoi edhe rënien e sistemit komunist në Shqipëri. Duke shënuar kështu edhe shkëputjen nga e shkuara dhe fillimin e një “epoke” të re për Shqipërinë, atë të demokracisë.

Pamjet e mijëra qytetarëve të cilët me brohoritma hodhën në tokë bustin e diktatorit Hoxha bën xhiron në mediat e huaja, duke sjellë në fokus zhvillimet që po ndodhnin në Shqipëri.

20 shkurti është caktuar si dita e kujtesës kombëtare për vik, timat e regjimit komunist.

Burimi: Intv.al