Nga Beqir SINA – New York City

2020 në Times Square NYC, Çifte që puthen. Të tjerë brohorisnin dhe tundnin balonat ndërsa fishekzjarret hidhnin në qiellin e natës dhe konfeti i tonelatave të letrave ilumishente si një rreshje e madhe bore, ra në mesin e sheshit ku qëndronin një million njerëz për të mirëpritur fillimin e vitit 2020 në Times Square të New York City

NEW YORK CITY : Në SHBA, qyteti i Nju Jorkut e priti vitin e ri duke numëruar mbrapsht, në ‘Times Square’, me topin gjigant që binte ngadalë.

Këtë vit, tema e ceremonisë i ishte dedikuar ndryshimeve të klimës dhe nderimit të shkencëtarëve që luftojnë kundër ngrohjes globale.

Festa më e madhe e Vitit të Ri, në planet, është zhvilluar mbrëmë në metropolin e botës, qytetin e Nju Jorkut, ku simbas disa vlersimeve të organizatorëve thuhet sot se më shumë se një milion njerëz ishin mbrëm në mesantë të mbledhur në Sheshin famshëm Time Square, dhe zonën për rreth tij.

Ndrrimi i moteve në qytetin e Nju Jorkut, mbrëmë, është transmetuar drejtpërsëdrejti duke u ndjekur nga një milliard shikues në të gjithë globin.

Njujorkezët, dhe qytetarët amerikan nga zona për rreth Nju Jorkut, së bashku me turistë e huaj nga e gjithë bota, ishin të pranishëm në thirjjet e fuqishme në sekondat e fundit të numërimit mbrapasht Countdown me 10 sekondat e fund-vitit dhe ardhjen e Viti të ri : 10’9’8’7’6’5’4’ 2’1′.
Ky numërimi i çdo sekonde, i cili është tradicional me mbi 100 vjet është parë gjithmonë si simbol i bashkimit të njerëzve, si simbol i dashurisë, i shpresës së madhe dhe ëndrrave për të ardhmen.

Duke i kaluar ato sekonda mes një gëzimi të papërshkrueshëm me rënjen tradicionale të topit të kristaltë, dhe atyre puthjeve tradicionale, të të dashuruarve, por dhe të ndonjë suprize të ndodnjë çfiti të ri me dhënjen e unazës, në ato momente.

Për kuriozitet në puthjet e famshme të Vitit të ri në Times Square, vitin e ri 2016 ka qenë fotografia e një polici shqiptar nga NYPD, që përshkoi mbarë botën në natën e ndërrimit të motmoteve në Nju-Jork, ajo e puthjes së një oficeri policor në qendër të Nju-Jorkut.

Pothuaj të gjitha mediet televizive botërore, e këtu nuk bën përjashtim as mediet shqipe në Kosovë e në Shqipëri, transmetuan këtë pamje të puthjes që një polic i dhuroi gazetares që kishte pranë një puthje .
Aqsa dhe shtypi njujorkez vazhdoi t’i kushtojë vëmendje të madhe , skenës kur zyrtari i policisë së New Yorkut, nga NYPD, shqiptaro amerikani Bekim Beqaj – e nisi vitin e ri(2016) me një fillim të madh duke puthur gazetaren e televizionit ABC, Jenny McCarthy në Times Square gjatë festimit të Vitit të Ri 2012

“Kjo është një pyetje për të gjithë djemtë, por më vetëm një ëndërr e shikuar, kur një polic me uniformë ishte me fat, kur mori këtë propozim joshës në prag të Vitit të Ri: “Doni një të puthur meJenny McCarthy!”, shkruajti shtypi njujorkez për atë puthjen e famshme të Times Square të një uniforme blu me gazetaren.

Me këto shtatë fjalë, detaje të së cilës në Times Square, në mesnatën e ndrrimit të viteve u kthyen nga një” lëvrijë” ho-ho-vi-va, në “eja të, të puth”, edhe për policin shqiptarë Bekim Beqaj, (26 vjeç), që shërbente atë vit(2016) në uniformën e Departamentit të Policisë së New Yorkut.

Le të rikthehemi përsëri te atmosfera e mbrëmshme Times Square 2020 :

Në një prej spektakleve më të shikuara të Vitit të Ri të globit, dhe i përcaktuar si më i bukuri në botë, erdhi viti i ri, kur turma e një “kori” gjigand nisi e numëroi “countdown – nga poshtë lëvizjen e sekondave të fundit të vitit 2019 ndërsa topi i kristalit lumineshente zbriti (ra) poshtë një shtize në majë të një gradacieli.

Ndërsa, njerëzit nga e gjithë bota në shesh brohorisnin dhe kënduan së bashku me interpretimin shpirtëror të Grupit X Ambasador këngën e famshme “Imagjinoni” të John Lennon pak para mesnatës.

Topi Waterford Crystal ose i njohur ndryshe si Topi i Vitit të Ri në Times Square, një traditë 62 vjeçare është i mbuluar me 2,688 trekëndësha prej kristali që ndriçohen nga brenda nga më shumë se 32 mijë drita LED.
192 trekëndësha të prerë me dorë zëvendësohen për çdo vit tëri me të reja dhe kanë një tematikë të re për çdo vit. Tom Brennan, për këtë vit është artizan i punimeve të kristalta me kompaninë Waterford Crystal.

Kurse rreth 3,000 paund (1.360 kilogramë) konfetë( copa letre të prera si fjolla dëbore, kanë mbuluar detin e të pranishmëve, që qendruan aty deri në mbrëmje, mesantë, ndërsa në skenën e viti të ri vazhdonte koncerti me yjet, përfshirë yllin rap-pop Post Malone, grupi K-pop BTS , këngëtari i njujorkez Sam Hunt dhe kantautori Alanis Morissette.

Momenti i tërbuar i festimit erdhi pas shumë orësh pritje për shumicën e turmës, kur çiftet nisen të puthen, ndërsa disa të tjerë brohorisnin dhe tundnin balonat, “topat” e vendosur mbi gradaçielet për rreth sheshit Times Square “gjuanin” me fishekzjarret që hidhnin në qiellin e natës dhe konfeti i tonelatave të letrave ilumishente, ra si një rreshje e madhe bore, ra në mesin e sheshit ku qëndronin një million njerëz për të mirëpritur fillimin e vitit 2020 në Times Square të New York City.

Mijëra oficerë të policisë ishin në gatishmëri për festimet, plus më shumë se 1.000 kamera sigurie, helikopterë dhe dronë të pajisur me aftësi të imazheve termike dhe 3D të hartave dhe lente super-zmadhimi.

Nuk di ndonjë përcaktim të saktë, por në mbiemrat e uniformave blu të NYPD, kam parë dhjetra, shqiptar, pjestarë këta të forcave të sigurisë që vrojtonin çdo lëvizje apo ndihmonin turmën njerëzve në rreshtimin e tyre, në kuadratet e ndara nga barrierat e vendosuar nga policia në Times Square, dhe disa rrugët kryesore për rreth sheshit në prag të Vitit të Ri 2020.

Ky Vit i Ri ashtu si dhe vitet e kaluara ka një tematik, dhe u festua në këtë moton Dhurata e Vullnetit të Mirë.

“Tematika e këtij viti ishte Dhurata e Vullnetit të Mirë dhe ka të bëjë me dashamirësinë dhe ndjenjën e bujarisë. Për gjenerata dhe shekuj të tërë simboli i vullnetit të mirë dhe mikpritjes ka qënë ananasi. Këto fruta ananasi të ndërlidhura në trekëndëshat e kristaltë janë ndërtuar me përpikmëri.”

Organizatorët thanë se rënia e topit këtë vit kishte për qëllim të tërheqë vëmendjen ndaj ndryshimeve klimatike. Dy mësues të shkencave të shkollave publike të Nju Jorkut janë zgjedhur për të shtypur butonin që ul topin në countdown e 62-të, në sheshin e famshëm Times Square.