Eleni Qirici ishte aktore, kërcimtare dhe akrobate. Është e para shqiptare që hyri në botën filmike të Holivudit që në vitin 1940. Artistja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Qirici, punoi fillimisht në teatrin italian “Bertoldissimo” dhe bëri një turne të suksesshëm nëpër Itali. Ajo ishte protagonistja kryesore, të cilën shtypi i kohës e cilësoi “La piccola grande Dea” (E madhja hyjneshë e vogël).

U shqua për suksesin që pati gjatë xhirimeve të shoqërisë amerikane “Metro Goldwin Mayer”, të Hollivudit. Janë një mori filmash ku ajo interpretoi në Hollivud. Por Eleni do të tërhiqej nga karriera pas njohjes me bashkëshortin e saj të ardhshëm, i cili ishte pjesë e familjes Ford. Një foto e tregon atë në një moshë më të vogël, duke dhënë koncert në Bashkinë e qytetit të Korçës. Kishte ardhur në qytetin e lindjes së babait bashkë me të, për festa.

Familja e Nikolla Qiricit nga Korça në vitet 1890 kishte emigruar së bashku me dy djemtë e saj, Vasilin dhe Dhimitrin, në Amerikë. Aty hapën një dyqan, në të cilin punonte gjithë familja. Por Vasili dashuronte kitarën, e për këtë vendosi të largohet për 20 vjet nga shtëpia, drejt Havanës. Bashkohet me një grup instrumentistësh aty dhe fillon të luajë në kitarovajonën e tyre. Nga Kuba emigroi në kontinentin e largët të Australisë, ku hapi kurs muzikë për të rinjtë, duke formuar kështu edhe një formacion orkestral.

Mes këtyre instrumentistëve njohu edhe bashkëshorten e tij, Rudin me te cilen lindi Elenin.

Për herë të parë, ashtu e ndrojtur dhe me çiltërsinë e një fëmijë, Qirici interpretoi në skenën e kinema “Majestik”, së bashku me grupin e xhaxhait, i cili falë saj, rroku një sukses të madh, që bëri të kapërcente kufijtë e Korçës. Kur ishte vetëm 13 vjeç, Elena pushtoi e vetme skenat e vendit. Koncertin e parë së bashku me prindërit e saj, instrumentistë, Elena e dha në kinema “Majestik” në Korçë. Ishte një koordinim i interpretimit të dy prindërve instrumentistë dhe vajzës së tyre që herë këndonte, herë kërcente dhe herë interpretonte si akrobate.

Prindërit, duke qenë vetë artistë kuptuan se vajza kishte aftësi të rralla artistike, ndaj vendosën ta çonin për studime në Vjenë, në një shkollë danci. Nuk kishin kaluar as tre muaj që Elena mësonte në këtë shkollë, kur u ngjit në skenën e teatrit variete të Vjenës.

Në një koncert të saj në Vjenë u paraqit përfaqësuesi i shoqërisë italiane “Frateli Schwarz”, tepër e njohur në atë kohë, që i ofroi një marrëveshje 6-mujore. Shtypi italian i rezervoi Elena Qiricit një vend të veçantë dhe për të u shkruan mjaft artikuj, ku ajo emërtohej si “La picola grande diva” (vogëlushja hyjneshë e madhe). Me këtë koncert ajo interpretoi në Romë, Milano, Bolonjë, Firence etj..

Me punen e talentin e saje Qiriqi u ra ne sy edhe mnenaxhereve amerikane te kohes.. Një përfaqësues i kinematografisë amerikane të Hollivudit, “Metro – Golduin – Mayer”, i ofroi të bëhej pjesë e projektit të tij.
Qirici interpretoi disa role në të cilat këndonte, kërcente dhe interpretonte në mënyrë të shkëlqyer.

Edhe pse tashmë jeta e saj artistike dukej e lidhur përfundimisht me Hollivudin, Elena Qirici jo vetëm nuk e harroi, por edhe nuk i shkëputi kurrë lidhjet me Europën. Kështu më 1942, ajo shkel sërish në kontinentin e vjetër, aty ku së pari fama e saj kishte njohur arritje kulmore dhe xhiron filmin “Ëoman of the day” (Gruaja e ditës), ku interpreton një nga rolet kryesorë përkrah aktores së famshme amerikane Ketrin Hepbërn.

Në verën e vitit 1938, Elena bashkë me prindërit u kthye në Korçë, ku veç kujtimeve, kishte aty edhe plot të afërm. Për t’i respektuar ajo vendosi të japë një koncert tek kinema “Majestik”, prej nga mori rrugë veprimtaria e saj artistike. Bashkë me të interpretonin edhe prindërit.

Pas përfundimit të luftës së dytë botërore Elena sërish kethehet në Itali, ku qëndron deri në fund të vitit 1954, dhe nga aty vendos të jetojë për disa kohë në Melburn të Australisë, në qytetin ku kishte lindur, në atdheun e origjinës së nënës së saj.

Ndërkohë i përkushtohet shumë këngës dhe në fillim të viteve 60-të nxjerr në treg diskun e parë me këngë të interpretuara në gjuhën angleze. Pas një pauze të gjatë, bashkëatdhetarët e saj në Shqipëri arrijnë të ia dëgjojnë zërin në këngët e këtij disku, që u transmetuan herë pas here në valët e “Zërit të Amerikës”

Arsyet nuk bëhen të ditura, por në fillim të viteve 60-të Elena gjendet sërish në dyert e Hollivudit. Në këtë rikthim në kontinentin e ri, ajo iu përkushtua edhe kërcimit. Talenti i saj prej kërcimtareje, bëri që të ishte në skenë përkrah një prej balerinave më të famshme të kohës në Amerikë, Eleonor Pauell.

Por, pikërisht në momentin kulmor të këtyre sukseseve, në vitin 1965 kur kishte fituar aq emër e famë e lidhi jetën me Xherald Ford, djalin e Presidentit të mëvonshëm të Amerikës, Xhon Fordit. Pas kësaj hollivudiania e parë shqiptare i tha lamtumirë përgjithmonë skenës e ekranit, dhe jeton edhe sot në Kaliforni në pronat e kësaj familje elitare.

Shkëlqimi i artistes së re shqiptare nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendjen e elitës amerikane. Koncertet e saj dhe më pas edhe filmat ku ajo interpretonte ndiqeshin dhe vlerësoheshin prej shtresave të pasura të Amerikës.

Babai i saj, Vasili, përpiqej ta mbante larg mjediseve të elitës amerikane dhe e këshillonte që shokun e jetës ta zgjidhte mes emigrantëve shqiptarë që jetonin dhe punonin në atë kohë në Amerikë… Pavarësisht kësaj, Qirici u martua me djalin e një prej familjeve më të pasura në Amerikë, Ford, familja e cila i ka dhene amerikes edhe nje president.

Pas martesës së Elenës dhe largimit të saj nga jeta artistike, i ati Vasili dhe nëna Rubi shkuan në Australi, ku jetuan vitet e fundit të jetës së tyre.

Pavarësisht largësisë, çifti Qirici nuk i shkëputi lidhjet me Korçën, ku jetonin të afërmit. Rubi kishte mësuar kështu dhe shqipen dhe në familjen e tyre flisnin shqip./Naishtedikur.info