Xhanfize Keko, një emër i gdhendur në çdo mendje dhe moshe, një legjendë e papërsëritshme e kinematografisë dhe regjizurës Shqiptare, me rastin e datës së lindjes, faqja Na Ishte Dikur e kujton me mirënjohje dhe dashuri. Më poshtë përgatitur një jetëshkrim dhe fotoalbumi. Respekt.

Realizimet e regjisores së papërsëritshme të filmave për fëmijë, të mjeshtres së ëkranit të madh, Xhanfize Kekos, po “rijetojnë” përsëri. Në muajin Maj të vitit 2019, disa prej filmave të saj u shfaqën në një nga institucionet më të rëndësishme të historisë së kinematografisë botërore.

“Mimoza llastica”, “Qyteti më i ri në botë”, “Tomka dhe shokët e tij” dhe “Kur xhirohej një film” u shfaqën vitin e kaluar nga Wiena Film Museum (Austri), si një homazh për nder të regjisores shqiptare.

Pikërisht më datë 24–30 prill 2019, tre prej filmave të Kekos u shfaqën në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Linz (Austri), si pjesë e një retrospektive me shtatë filma kushtuar kinemasë shqiptare.

Po ashtu, nga 24 maj deri më 1 qershor 2019, filmat “Mimoza llastica” dhe “Tomka dhe shokët e tij” u shfaqën në Festivalin Ndërkombëtar të filmit për Fëmijë dhe të Rinj, në Zlin (Çeki), si pjesë e “Kinemasë Ballkanike”.

Këto shfaqje ishin pjesë e një turi të gjatë me filmat e regjizores Xhanfize Keko në kinematë e ndryshme të botës, si: në Londër, Belfast, Glasgow, Edinburg, Cambridge, Washington DC, New York, Hartford, Chicago, Rochester, Paris, Jerusalem, Tel Aviv, Haifa, Zagreb, Copenhagen…

Xhanfize Keko lindi 27 janar 1928 në Gjirokastër dhe u nda nga jeta më 22 dhjetor 2007.

Keko ka drejtuar mbi 25 filma kryesisht për fëmijë midis viteve 1952 dhe 1984, duke përfshirë dhe filmin e vitit 1975, Beni ecën vetë.

Si regjisore

Taulanti kërkon një motër (1984)

Një vonesë e vogël (1982)

Kur xhirohej një film (1981)

Partizani i vogël Velo (1980)

Pas gjurmëve (1978)

Tomka dhe shokët e tij (1977)

Malësorët pas komisarëve (1976)

Tinguj lufte (1976)

Beni ecën vetë (1975)

Për popullin, me popullin (1975)

Reportazh nga Tropoja (1975)

Qyteti më i ri në botë (1974)

Mimoza llastica (1973)

Kongresi i 6 PPSH (1972)

Krye, ngritje në pallat (1972)

Shkolla, tingujt, ngjyra (1972)

ABC…ZH (1971)

Nga festivali artistik i fëmijëve (1969)

Kalitemi nëpërmjet aksioneve (1968)

Lart flamujt e aksioneve (1968)

Ato çajnë përpara (1967)

Gra heroike shqiptare përpara (1967)

Miqësi e madhe, unitet luf. tarak (1966)

Tregim për njerëzit e punës (1963)

Kongresi i 3 i PPSH (1952)

Si editore
Pas gjurmëve (1978)

Tomka dhe shokët e tij (1977)

Beni ecën vetë (1975)

Qyteti më i ri në botë (1974)

Krevati i perandorit (1973)

Pl, agë të vjetra (1968)

Nderim dhe respekt për figurën e saj.

Ky material u përgatit nga E. Troplini ekskluzivisht për faqen Na Ishte Dikur, materiali mund të meret dhe publikohet diku tjetër duke përmendur burimin dhe autorin. Faleminderit./Naishtedikur.info 27 Janar 2020