Mikel Koliqi lindi më 29 shtator 1902, i biri i Shan Koliqit dhe Ages së Cuk Simonit, nga lisi i tamblit ishte nip Parrucejsh, familje reshpere shkodrane fort e kamur. Ndërsa lisi i gjakut i tij kishte origjinën prej Lotajve të Shalës së Dukagjinit, e rënë në krahinën e Anamalit rreth vitit 1700 së pari, e pastaj u vendosën Shirokë.

Prej një të pari i mbeti nofka Kolaj, të cilës iu vendos prapshtesa -iqi prej tregtisë të vazhdueshme me Malin e Zi. Ishte i pari ndër fëmijët, pas tij vinte Ernesti, Leci, Guljelmi, Margerita, Viktori dhe Terezina

Shkollimi
Mësimet fillore i mori në vendlindje në Kolegjin Ksaverian të drejtuar nga etërit jezuitë. Për shkollimin e mesëm, jezuitët e nisën në kolegjin “Cesare Arici” në Breshia. Më pas u regjistrua në kolegjin Vilorez në Monza më 1919, më 1924 u regjistrua në një shkollë teknike në Bari. Më pas vijoi studimet në Politeknikun e Milanos, ku edhe ndjeu thirrjen për rrugën e fesë dhe e la politeknikun.

Më 1931 kreu studimet për teologji e filozofi në seminarin arqipeshkvnor në Milano. Më 30 maj të atij viti u shugurua meshtar në Kishën e Jezuitëve të Shkodrës nga arqipeshkvi Imzot Lazër Mjeda dhe u emërua famullitar në dioqezën e Shkodrës.

Muzika
Më 1932 themelo korin e Katedrales të quajtur “Scuola Cantorum”. Kompozoi dhe realizoi në skenë tri melodrama të Dom Ndre Zadejës. Kompozoi edhe 30-40 pjesë të ndryshme korale.

Publicistika
Nga viti 1938 e deri më 1944 qe redaktor i së përkohshmes “Veprimi katolik shqiptar” dhe drejtor i “Kumona e së diellës”.

Përndjekja nga diktatura komuniste
Më 3 shkurt 1945 arr, estohet nga autoritetet komuniste dhe dënohet me dy vjet bu, rgim ngaqë kishte dëgjuar radio të huaja. Arsyeja e vërtetë ka qenë më me gjasë veprimtaria politike e të vëllait, Ernestit, gjatë push, timit italian. Më pas u lirua për t’u arr, estuar sërish më 1946, i dënuar me 5 vjet bu, rgim. Më pas u lirua dhe arr, estua sërish më 1951, kur u dërgua në kampet e punës në Gradishtë, Kuç, Gjazë, Beden, Orman, Savër, Ballsh e Zejmen. Dënimet e tij të bërë së bashku shumojnë në 21 vjet heqje lirie dhe 21 vjet punë të detyruar.

U lirua më 1986 për arsye moshe.

Urdhërimi kardinal
Më 26 nëntor 1994 u urdhërua kardinal xhakua i Kishës së të Tërshenjtëve në Via Appia Nuova pranë Romës dhe më pas u ngrit kardinal nga Papa Gjon Pali II, duke u bërë kështu i pari kardinal shqiptar.

Ndërroi jetë më 28 janar 1997, u varros në kriptën e Katedrales së Shkodrës./Naishtedikur.info