Data 20 shkurt 1991 shënon rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, dhe është një nga ngjarjet e rëndësishme në historinë e vendit tonë. Ndodhi e cila ndikoi në rënien përfundimtare të regjimit Komunist në Shqipëri. Situata politike ishte tejet e rënduar pasi kishte vetëm dy muaj që Partia Demokratike ishte themeluar dhe gjithashtu ishte shpallur dita e zgjedhjeve të para pluraliste në vendit tonë 31 mars 1991.

Revolta kishte shpërthyer tek njerëzit dhe qyteti i Shkodrës filloj i pari me rrëzimin e bustit të Stalinit dhe pastaj po bëhej rrëzimi i të gjithë busteve të Enverit në të gjitha vendet e Shqipërisë. Një grup i madh studentësh hynë në grevë urie duke kërkuar një serë kushtesh ku ndër të tjera ishte edhe heqja e emrit Enver Hoxha të universitetit të Tiranës.

Sot, kanë kaluar 28 vite ,por lind pyetja a jemi ndarë përfundimisht nga e kaluara komuniste?

Procesi i hapjeve të dosjeve të komunizmit është një etapë që pothuajse të gjitha vende që kanë kaluar një sistemet totalitar ka përfunduar. Shqipëria është ndër të vetmet që jo vetëm që nuk e ka përfunduar por nuk e ka marrë asnjëherë seriozisht. Ndonëse u tha me të madhe se ngritja e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve për Informim do të shënonte shkëputjen nga e kaluara e errët komuniste, ka zhgënjyer të gjithë ata qytetarë që dëshironin të diskreditohej në publik figura e spiunëve që i shërbyen komunizmit me devotshmëri, si dhe të largoheshin nga të gjitha postet zyrtare në administratë.

Një pyetje lind natyrshëm, si mund të krijojmë një sistem demokratik në këto kushte?

Shumë shpesh kemi dëgjuar akuza për përfshirjen në sistemin komunist shumë figura politike që aktualisht qeverisin edhe sot, duke filluar nga ish-presidentë, kryeministra, kryetar kuvendi, ministra e të tjerë, të cilët kanë qenë pjesë e byrosë politike komuniste, dhe sot betohen me të madhe se do punojnë mbi ndërtimin e një Shqipërie me standardet me të larta të demokracisë. Faktikisht mund të duket shumë ironike…

Për ta përfunduar, vendi ynë vuan nga një mungesë e kulturës politike si nga klasa politike që na drejton e gjithashtu edhe nga populli e ndoshta arsyeja vjen pikërisht nga fakti se shqiptarët me vërtetë rrëzuan regjimin por nuk kanë arritur ta ç’rrënjosin atë. Më vjen në mendje një shprehje: “ Për ngritje e një regjimi të ri duhet aq vite sa ka qenë regjimi i kaluar”, me një llogaritje të thjeshtë kemi shpresa për mbas 23 vitesh.

Nga Kleda Fishta