Një ditë më vonë kryeqyteti do të kthehej në një shesh beteje dhe në rrugë dolën tanket. Por kjo nuk i ndaloi protestuesit, të bënin atë që shumica as që e mendonte: rrëzuan bustin e diktatorit në Sheshin Skënderbej.

Shembja e simbolit të komunizmit shqiptar, u parapri nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e diktatorit dhe njëkohësisht shënoi fundin e diktaturës në Shqipëri.

Niste një epoke të re, ajo e demokracisë, ndërkohë që historia e protestave, ndonëse jo me atë fuqi, përsëritet shpesh./MAPO