Nastradini

Nastradin si gjithmon ai te gjith njerzit i ka rrejt po njoni ka then se mu nuk mundesh me rrejt edhe e ka pa nastradinin pshtetun ne muri dhe i ka tho o nastradin leshoma nje rren nese munesh nastradini i ka thon jo valla se nuk i kom me veti , i kom lon ne shpi ai i ka thon ani a po shkon me i marr ne shpi nastradini i thot shkoj vetem nese e man qet muri ai i thot mos ki dert ti ai e man murin e nastradini shkon e rrin ne shpi dhe i thot grus vet oj gru boma qata buk se diqa urie ai han buk e flen ne gjum dhe kur qohet e she ore 4 dhe tho kkuku po une e kom lon njerin tu me prit dhe shkon nastradini dhe i thot ai njeri a i more rrenta ai i thot po ku po don ma rren se qita se muri i ri nuk rrzohet e ti tu e majt ?

Fati i paeksploruar

Nastradini po ecte në një rrugicë kur dikush rrëshqiti nga një cati, dhe ra mbi zverkun e tij. I rëni nuk pësoi asgjë por Nastradini u dërgua në spital. Disa nga nxënësit e tij vajtën për ta vizituar.

– Cfarë mësimi nxjerr nga kjo ngjarje Nastradin, e pyetën?
– Shmangni cdo lloj besimi në të pashmangshmen, madje akoma edhe kur shkaku dhe pasoja duken të pashmangshme. Ai ra nga catia, por zverku im u thye. Mos besoni supozimet teorike si: ‘’ Nëse dikush do të bjerë nga catia, do të thyejë qafën e tij’’.

Mëso si të mësosh

Nastradini dërgoi një djalë që ti sillte ujë nga burimi.
– Kujdes se mos thyen shtambën, i tha, dhe i dha djaloshit një shuplakë.

Një kalimtar pyeti Nastradinit, se përse i ra dikujt që nuk i kishte bërë asgjë.
– O njeri, tha Nastradini. Do të ishte e kotë të ndëshkoja djaloshin pasi ta kishte thyer shtambën, apo nuk është kështu?