Riza Lushta (lindur në vitin 1916 në Mitrovicë, Kosovë, vdiq në vitin 1997 në Torino, Itali) ishte një futbollist shqiptar.

Karrierën e tij e filloi në SK Tirana, dhe me këtë skuadër fitoi katër tituj kampioni të Shqipërisë në vitet 1934, 1936, 1937 dhe 1939) dhe kupën e parë të Shqipërisë në vitin 1939.

Ai gjithashtu ka luajtur në Francë me ekipin AS Cannes dhe në Itali në Seria A me ekipet A.S. Bari, Juventus F.C. , Napoli dhe Alessandria në Seria C me ekipin Siena dhe në Seria D me ekipet Forlì dhe Rapallo. Por si pioner luajti për Rudarin qe sot thirret Trepça’89

Ai përmbylli karrierën e tij në viti 1954 në moshën 38 vjeçare.

Në Seria A ka zhvilluar 170 ndeshje dhe ka shënuar 68 gola. Me Juventusin ka luajtur garimin e luftës gjatë sezonit të viteve 1943-44 dhe ka zhvilluar 5 ndeshje duke shënuar 5 gola. Gjithashtu me Juventusin ka fituar Coppa Italia në vitin 1942.

Ai gjithashtu ka luajtur për Kombëtaren e Shqipërisë.

Riza Lushta vdiq në vitin 1997 në moshën 81 vjeçare.