Bujar Lako, një ndër aktorët më të shquar që i dha jetë filmit dhe teatrit shqiptar, u nda ng jeta 3 vite më parë. Sot e kujtojmë me respekt dhe mirënjohje artistin e dashur dhe të talentuar Bujar Lako.

Kush ishte Bujar Lako

Bujar Lako lindi në Tiranë në vitin 1948, ishte aktor i mirënjohur shqiptar. Karierën si aktor e filloi ne Teatrin Kombetar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave “Në fillim të verës” dhe “Përballimi”.

Pas kësaj ai realizon një sërë figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve mund të përmendim: “Gjeneral Gramafoni”, “Udha e shkronjave”, “Ballë për ballë”, “Kthimi i ushtrisë së vd, ekur”, “Gurët e shtëpisë sime” etj, ndërkohë në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role.

Në vitin 1975 nderohet me çmimin e veçantë per filmin “Përballimi”. Në vitin 1979 çmimin e veçantë për filmin “Ballë per ballë”.

Në festivalin e filmit të vitit 1979 vlerësohet si aktori me i mirë i festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit për rolin e Halit Beratit në filmin “Gjeneral gramafoni”.

Në vitin 1982 është nderuar me urdhrin “Naim Frashëri” klasi i parë, për interpretim në teatër.

Aktori Bujar Lako numëron më tepër se 30 role në film dhe mbi 70 role në teatër.

Një nga rolet më të njohura të tij është ai i Halit Beratit në filmin “ Gjenerali Gramafoni”.

Në vitin 2013 iu dha titulli “Nder i Kombit” nga presidenti i republikës.

Faqja Na Ishte Dikur do ta kujtojë me respekt dhe mirënjohje gjithmonë këtë korife të artit dhe kulturës Shqiptare, këtë brilant të kinematografisë. Respekt i përjetshëm./Naishtedikur.info

Ky material u përgatit nga E. Troplini, për faqen Naishtedikur.info