Saim Kokona
Saim Kokona

Saim Kokona është një kinematograf shqiptar, lindi më 26 shkurt të vitit 1934 në Gjirokastër, Shqipëri. Në moshën 10-vjeçare shpërngulet familjarisht në Tiranë, ku mori edhe arsimin e parë. Kreu liceun artistik, “Jordan Misja”, për pikturë. Studimet e larta i mbaroi në Çeki për operator në vitin 1960.

Nga viti 1960, deri në vitin 1991, kur edhe doli në pension, punoi në kinostudion “Shqipëria e Re” si operator, ku realizoi 30 filma artistikë e po aq filma dokumentarë.

Ka punuar me regjisorë të shquar si: Dhimitër Anagnosti, Vitor Gjika, Piro Milkani, Gëzim Erebara, Xhanfise Keko, Rikard Ljarja, Kristaq Dhamo, Hysen Hakani e shumë të tjerë. Ndër filmat e tij më të suksesshëm janë: “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Ndërgjegjja”, “Brazda”, “Beni ecën vetë”, “Koncert në vitin 1936”, “Radiostacioni”, “Njeriu i mirë”, “Taulanti kërkon një motër”, “Apasionata”, “Shpella e piratëve” etj.

Kinematografia

  1. Shpella e piratevet – (1990)
  2. Babai i studentit – (1988)
  3. Shpresa – (1988)
  4. Sinjali i dashurisë – (1988)
  5. Eja! – (1987)
  6. Fjalë pa fund – (1986)
  7. Mondi dhe Diana – (1985)
  8. Të mos heshtësh – (1985)
  9. Taulanti kërkon një motër – (1984)
  10. Apasionata – (1983)
  11. Dritat e qytezës – (1983)
  12. Njeriu i mirë – (1982)
  13. Dita e parë e emrimit – (1981)
  14. Në prag të lirisë – (1981)
  15. Sketerre 43 – (1980)
  16. Balonat – (1979)
  17. Radiostacioni – (1979)
  18. Koncert në vitin 1936 – (1978)
  19. Cirku në fshat – (1977)
  20. Me studentët ushtarakë – (1977)
  21. Shëmbja e idhujve – (1977)
  22. Pylli i lirisë – (1976)
  23. Beni ecën vetë – (1975)
  24. Kursim, kursim, kursim – (1975)
  25. Miq në festën tonë – (1974)
  26. Shpërthimi – (1974)
  27. Ata quheshin Arbër – (1973)
  28. Brazdat – (1973)
  29. Ndërgjegja – (1972)
  30. Shkolla tingujt ngjyra – (1972)
  31. Vështrim përmes mijëvjeçarëve – (1972)
  32. Shkolla dhe rrugët e jetës – (1971)
  33. Takim me artin revolucionar kinez – (1971)
  34. Guximtarët – (1970)
  35. Njësiti guerril – (1969)
  36. Prita – (1968)
  37. Në gjurmët partizane – (1967)
  38. Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967)
  39. Në rjedhën e jetës – (1965)
  40. Takim me Arbreshët – (1965)
  41. Qemal Stafa – (1964)

Nderroi jete me 30 Mars 2012