Ishte 26 korriku i vitit 1970, kur ajo u shfaq si një çupëlinë me fustan të bardhë dhe ai me baseta, veshur në të zi dhe “me sytë ngashënjyes si të një portreti” po tëpërdornom një varg të famshëm te Bodler-it.

Një ditë e paharruar për italianët!

Fati është i paparashikuar dhe vjen thuajse gjithmonë nga një boshllëk absolut. Kujt ia priste mendja se pas një jete të gjatë të jetuar bashkë, ndarjeve apo lidhjeve respektive të të dyve, do të ishin pikërisht sytë ata që do bashkonin vështrimet e tyre, duke lexuar më në fund qartë dhe duke kuptuar misterin e gjithë kësaj kohe. Atë që shfaqi sërish farën e dashurisë. Bukurinë e faljes dhe puthjes. Bashkimit.

Kështu më 26 korrik 2018, ata u kthyen në Rimini me një kocert recital. Një mënyrë për të bashkuar prapë italianët dhe udhëtuar pas në kohë. Në kujtesën emocionale të të gjithë atyre që jetuan muzikën dhe dashurinë e madhe të tyre, pse jo edhe të shqiptarëve përtej Adriatikut.

Por diçka nuk shkon si duhet. Organizatorët gabojnë. Koncerti anullohet. Biletat digjen!

“Fatit nuk ke ç’i bën kur të kthehet kundër- do të thoshte Albano – e vetmja gjë që duhet të bësh, është të presësh.”

10 gushti do të vinte shpejt. Festa do të vijonte dhe bileta nuk do të kishte më.

Në qiell të hapur, ata realizuan ëndrrën e tyre duke i shtangur të gjithë në natën e ” SHËN LORENCOS” ku yjet binin dhe ku për më shumë se dy orë trupat dhe zërat e Rominës dhe Albanos u bashkuan për të sjellë prapë një erë freskie nga repertori i tyre i pafund.

Për Tg5, Albano shprehet: ” …kur e mendoj mund të them vetëm se Romina është ende jeta ime. Si mundet të mos ndiesh rrënqethjen e hiteve tona?”

Në mbyllje të koncertit Romina dukej e lumtur. Mjaftonte veç t’i shihje sytë në kronikën e lajmeve të gazetarit i cili e pyet:

– Sot amenduat ndonjë dëshirë?

⁃ Sigurisht që po, por unë nuk do t’jua them, – përgjigjet ajo.

/Konica.al.