Ishte një kohë kur ende kishte ëndrra ku (pothuajse) çdo gjë dukej e mundur, shkruan gazeta gjermane ”Rheinpfalz” në një artikull kushtuar zbritjes së parë të njeriut në Hënë.

”Besimi në përparimin teknologjik ishte pothuajse i patundur në vitet ’60 të shekullit të kaluar. Por, një ëndërr u bë e vërtetë kur Neil Armstrong vendosi këmbë në sipërfaqen e Hënës më 20 korrik 1969”, shton ajo.

”Ky ishte më shumë se kulmi i përpjekjeve të pabesueshme të inxhinierëve dhe shkencëtarëve, që u arrit me një teknologji që sot duket e vjetëruar”, thekson ajo.

Njerëzimi në fakt dukej i aftë për të kapërcyer barrierat e hapësirës dhe kohës.

Misioni ”Apollo 11” është shndërruar sot në simbolin e një epoke të re drejt hapësirës, ku protagonistë të rinj po sfidojnë njëri-tjetrin në një garë që synon kthimin në Hënë në një rutinë duke e shndërruar këtë satelit të vogël në një bazë kërkimore dhe në një plasdarm për eksplorimin e sistemit diellor duke filluar nga planeti Mars.

Burimi: Konica.al