Theofan Stilian Noli lindi, më 6 janar 1882 dhe ishte i dyti nga trembëdhjetë fëmijët e Stilian dhe Maria Nolit, prej të cilëve vetëm gjashtë patën fatin të arrinin moshën e pjekurisë. Prindërit e tij ishin blegtorë shqiptarë. Familja jetonte në Ibrik-Tepe, një vendbanim shqiptar në Turqi. I rritur nga gjyshja e tij Sumba, Fan Noli ishte një djalë i dobët dhe delikat. Kur ishte tetë vjeç e çonin në shkollë të futur në një thes, ngaqë s’kishte qejf.

Që nga kjo kohë e tutje Fan Noli u zhvillua, lulëzoi dhe ka punuar shumë dhe me dëshirë gjatë viteve të shkollës; atëherë bëri shumë punë në vende të huaja, deri sa u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 1906. Përshtypjet e tij të para për Shtetet e Bashkuara nuk ishin shumë emocionuese, siç mund të pritej.

Me të arritur në Jamestown u angazhua në shoqatën e parë shqiptare në Shtetet e Bashkuara, “Malli i Mëmëdheut”. Në vetvete ky ëshë një paralajmërim pozitiv i devocionit po litik, që do të tregonte Noli dhe të tjerët për atdheun e tyre, Shqipërinë.

Nga fundi i vitit 1906, Noli u gjend në Boston, i cili do të bëhej shtëpia e tij për pjesën më të madhe të jetës. Duke ndihmuar në gjetjen e një shtegu kulturor, patriotët e rinj i hapën rrugën Rilindjes Shqiptare. Me ndihmën e Kishës Ortodokse Ruse, Noli u dorëzua prift, më 8 mars 1908; viti 1912 solli diplomimin e Nolit popullor, i cili ishte përpjekur të ruante pozita shoqërore të lavdërueshme në Harvard. Që nga kjo kohë e më pas Noli kreu disa detyra, që mund të përcaktohen si efekti “top i dëborës”.

Ndoqi një sërë shkollash: Konservatoin e Muzikës në New England, mori gradën Ph.D. në Universitetin e Bostonit, studioi aramenishten dhe hebraishten në Harvard. Noli përfaqësoi gjithashtu, Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, Zvicër; mori përsipër postin e Kryeministrit të Shqipërisë; u shenjtërua kryepeshkop në Korçë, Shqipëri më 1912 dhe së fundi, themeloi Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Unë e kuptoj që ky është një për vijim i shkurtër historik i Fan S. Nolit, por më duket një fond i mjaftueshëm për të trajtuar Nolin – njeri. Për ata që dëshirojnë diçka më shumë, i këshilloj të lexojnë autobiografinë prej 111 faqesh, e përfshirë në librin “Pesëdhjetëvjetori i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë” (Fiftieth Anniversary of the Albanian Orthodox Church in America)

Me zgjedhjet e mbajtura më 5 prill 1921 zgjidhet deputet i Kolonisë së Amerikës në legjislaturën e dytë (21 prill 1921 – 30 shtator 1923). Ai shërbeu si ministër i Jashtëm në qeverinë e Xhaferr Ypit, vetëm për pak kohë përpara se të dorëhiqej. Noli ishte kryetar i Partisë Popullore, e majta e asaj kohe, kundrejt Partisë Përparimtare. Përkrah Luigj Gurakuqit dhe Stavro Vinjaut është ndër oratorët më shpotitës të foltores parlamentare. Më 21 nëntor 1923, u shugurua peshkop i Korçës dhe mitropolit i Durrësit në Durrës, ndërsa më 27 dhjetor 1923 zgjidhet deputet i Korçës

Gjatë Lëvizjes së qershorit 1924 nuk ishte për përmbysjen me forcë që ndodhi; u vendos në krye të saj vetëm si kërkesë e krahut të të rinjve, që shihnin tek ai një njeri me formim perëndimoro-amerikan. Regjimi zogist i rikthyer me të ashtuquajturën Fitoren e Legalitetit më 24 dhjetor, e dë, noi atë me vd, ekje në mungesë. Programi i tij me njëzet pika për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, ndër të cilat edhe reforma agrare, ishte tejet i nxituar e idealist për një vend të prapambetur dhe pa tradita parlamentare. Më vonë Noli i shkroi arsyet e dështimit të tij në një letër që ia drejtonte një mikut të tij anglez “Duke këmbëngulur tek reformat agrare, zgjova zemërimin e aristokracisë çifligare; duke mos i zbatuar reformat, humba mbështetjen e masave fshatare”.

Ardhja e një delegacioni rus me në krye Arkady Krakovetsky shqetësoi kancelaritë perëndimore deri në atë pikë, sa të mbështesnin ardhjen e Zogut me anë të 106-112 oficerëve të ish-Ush, trisë Perandorake Ruse. Sipas mendimit të A. Këlcyrës në “Shkrime për historinë e Shqipërisë” vërehet se lidhjet me Bashkimin Sovjetik ishin munduar ngaherë t’i sendërtonin, por ishte pikërisht kjo lëvizje që duhej të soste./Naishtedikur.info

U nda nga jeta më 13 Mars 1965 në SHBA

Ky material u pregatit nga faqja Naishtedikur.info, u përdorën materiale referuar burimit: https://sq.wikipedia.org/wiki/Fan_Noli