Xhemil Tagani u lind në Tiranë, më 6 shkurt 1945. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës. Me 1968 filloi punë si aktor ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) derisa doli në pension. Luajti mjaft role të dyta dhe episodike. U shqua për krijimin e karaktereve.

Ka interpretuar mbi 70 role në teatër, kryesisht nga dramaturgjia kombëtare. Pas vitit 1992 u shkëput nga Teatri, duke e mbyllur karrierën e tij mbi tre dekada në skenën e Teatrit Popullor.
Xhemil Tagani jeton në Tiranë.

Role në Teatër: Agroni – Shokët; Alqi – Studentja e vitit të fundit; Tushka – Një nuse për Stasin; Uçi – I pazvëndësueshmi; Selimi – Bashkë me Agimin; Ina – Arturo Ui; Peç Mbloçi – Lumi i vd, ekur; Reizi – Duke u gëdhirë viti 1945; Samiu – Kështu të dua; Perikliu – Pallati 176; Thomai – Nën dritat e skenës; Kryqi i bardhë etj.

Role në film: Ngadhnjim mbi vd, ekjen (1967); Tokë e përgj, akur (1976); Fushë e blertë fushë e kuqe (1984); Taulanti kërkon një motër (1984); Gurët e shtëpisë sime (1985); Zëvendësi i grave (1987); Zëvendësi i grave (1987); Përrallë nga e kaluara (1987); Kush është vr, asësi (1989).