Shqipëria sot kremton ditëlindjen e Kostandin Kristoforidhit, një nga studiuesit më të shquar të shekullit të XIX.

U lind në një familje argjendari në Elbasan, më 7 Mars 1827. Studjoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Në vitin 1860 përktheu në gjuhën shqipe “Dhjatën e re”, në variantin gegërisht me alfabetin latin dhe variantin toskërisht me alfabetin grek, duke hedhur kështu gurët e parë në themelet e përkthimit shqip dhe të predikimit në gjuhën amtare në kishat tona.

Për vlerat gjuhësore këto Shqipërinë e bënë të quhet “babai i gjuhës shqipe”. Kristoforidhi është autor i një gramatike të gjuhës shqipe, shkruar në greqisht dhe botuar në Athinë më 1882 dhe fjalorit shqip-greqisht, botuar po në kryeqytetin grek pas vdekjes së tij.

Deri vonë ai ka qënë fjalori më i mirë i gjuhës shqipe. Për fëmijët ka shkruar “Historia e shenjtës shkronjë për dile” botuar në Stamboll, më 1870 dhe tregimin “Gjahu i malësorëve”, që është një nga veprat e para të prozës artistike. /MekuliPress.com/