Bregdeti shqiptar është pikë turistike për shumë të huaj, e të mos flasim edhe për vet shqiptarët, të cilët doemos vizitojnë atë para se t’i mësyjnë shteteve tjera.

Shqipëria ka plazhe shumë të bukura, të cilat kanë një pamje mahnitëse dhe janë mjaft tërheqëse për turistët në përgjithësi. Me një bukuri magjepëse dhe me ujë të pastër Saranda mbetet ndër pikat më të kërkuara për plazh, dhe më e bukura në bregdetin shqiptar, shkruan gazetametro.net

Më poshtë ju sjellim 7 nga plazhet më të bukura të Shqipërisë:

Himara

Ky vend gjendet pak kilometra në veri të Borshit, në një zonë ku mbizotërojnë malet. Gëzon plazhe të vogla me rërë të bardhë dhe shumë të qeta, ku mund të kalohen disa ditë e të shijohet relaksi.

Dhërmiu

Fshati i Dhërmiut ka qenë prej kohësh destinacioni më i mirë për plazh nga shqiptarët dhe turistët. Ky plazh është i ndërtuar në mënyrë të drejtë në breg të detit. Plazhet e Dhërmiut janë të mbushura gjatë korrikut dhe gushtit.

Borshi

Faktikisht është i rrethuar nga relieve të gjelbër dhe ullinj, në një ambient rural ku mund të shihen edhe gjedhët duke kullotur. Pa dyshim është një nga vendet më karakteristike të Shqipërisë jugore.

Ishujt e Kasmilit

Fakti që territori i ishullit të Ksamilit është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ku gjenden edhe rezidenca arkeologjike të antikitetit, ka kontribuar sigurisht për të ruajtur të pacenuar pothuajse të gjithë peizazhin përrallor. Det me ujë të kulluar, plazh me rërë të bardhë dhe mundësia për ekskursione të paharrueshme e bëjnë Ksamilin destinacionin më të mirë për pushime në Shqipëri.

Gjipe

Bëhet fjalë për një plazh më të qetë sesa fqinjët, Dhërmi e Jalë, teksa servir rërën fine dhe një det të kaltër që duket sikur të tërheq vetvetiu. Për të mbërritur aty, duhet të lësh makinën në fund të rrugës dhe të ecësh për 10 minuta. Pikërisht ky izolim kontribuon për ta bërë një përvojë unike. Për të gjithë të interesuarit sinjalizohet se shkëmbinjtë rreth e përqark janë diçka e vlerësuar nga adhuruesit e kacavjerrjeve.

Lukova

Në veri të Sarandës, Lukova është një opsion i mirë për një pushim në plazh. Ky vend është ideal në qoftë se ju doni një plazh të qetë

Syri i Kaltër, Sarandë

Nga thellësia e tunelit, përmes të cilit uji del në sipërfaqe, burimi merr ngjyrën blu, që i ngjan bebes së syrit. Po sa fillon rrjedhën, ngjyra fillon e çelet drejt së kaltrës. Bimësia që rrethon Syrin në pjesën e lartme të tij i ngjan më shumë qerpikëve, ndaj me të drejtë është quajtur “Syri i Kaltër”./gazetametro.net