Lazër Filipi lindi në Shirq të Shkodrës më 7 shkurt të vitit 1921. Aktivitetin artistik e filloi që kur ishte partizan në 1943, me grupin teatral të Priskës. Në vitin 1945 vjen aktor në Teatrin Popullor. Gjatë viteve 1947- 1950 kreu studimet në Çeki.

Luan Qerimi, Loro Kovaci, Lazer Filipi, Kadri Roshi, Thoma Rrapi…

Gjatë karrierës së tijë interpretoi rreth 80 role në teatër e kinematografi si: Vasili, Truviçi, Dobçinski, xha Shazua, Gjica, Ksanti, Klarku etj. Kryeroli i tij mbetet roli i Leninit në dramën “Orët e Kremlinit”. Interpretoi me sukses edhe në shumë filma artisticë në kinematografi.

Doli në pension më 1977, por nuk u shkëput nga skena, duke interpretuar role edhe në vitet 2003, Ali pashe Tepelenën, dhe në 2005 Napoleon Bonopartitin nga drama e Aleksandër Moisiut. Ka fituar disa çmime dhe mban titullin “Artist i Merituar”.

Filmografia

Tingulli i heshtjes – (2010) telenovela
Ne dhe Lenini – (2008)…Llazar Korita
Balada e Kurbinit – (1990)…Këshilltari i Vuhan Pashait
Misioni përtej detit – (1988)…Prifti

Në emër të lirisë – (1987)
Koha nuk pret – (1984)
Kohë e largët – (1983)
Një emër midis njerëzve – (1983)…Nazimiu

Nusja (film) – (1980)…Sadik Aliaj
Këshilltarët – (1979)…Mitrua
Shembja e idhujve – (1977)…Dash Cungeli
Tinguj lufte – (1976)…Karrocieri

Pylli i lirisë – (1976)…Urati
Në fillim të verës – (1975)…Shaqo bregu
Kapedani – (1972)…Ropi, funksionar partie
Ndërgjegja (film) – (1972)

Përese bie kjo daulle – (1969)…Drejtori
Oshëtime në bregdet – (1966)…Xha Shazua
Fortuna – (1959)…Demiri
Tana – (1958)…Llazar Kushi

U nda nga jeta më 16 Dhjetor 2016 në moshën 95 vjeçare. Nderim dhe mirënjohje për figurën e tij.

Përgatiti Naishtedikur.info – 7 Janar 2020