Më 8 dhjetor 1990 nje grup studentesh e pedagogesh u bene iniciatorët e kthesës se madhe historike. Ne Qytetin Studenti u projektua lëvizja qe do te sillte ndryshimin. Protestat paqësore të te rinjve sollën rënien e njërës prej diktaturave me te egra te Europes Juglindore dhe lindjen e demokracisë. Nën moton “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” studentet kërkuan garantimin e pluralizmit politik, si baze kryesore për një shoqëri të lire qe aspironte integrimin.

Por si nisi lëvizja studentore? Protesta nisi për mungesën e dritave dhe kushteve të vështira ekonomike që po kalonte Shqipëria, kushte të cilat prekin drejtpërdrejtë edhe vetë ata, studentët. Gjatë marshimit nuk munguan incidentet e shumta mes policinë. Duke parë revoltën dhe situatën qe precipitonte nga ora ne ore, sekretari i pare i partisë së punës Ramiz Alia më 11 dhjetor u detyra të priste ne takim studentët.

Lëvizjes iu bashkëngjitën edhe mijëra qytetarë ndërsa Ramiz Alia pranoi vendosjen e pluralizmit politik që i hapi rrugë krijimit te partive ë reja. Brenda pak ditëve, lëvizja studentore rrezoi diktaturën në Shqipëri, që kishte mbetur vendi i fundit komunist në Evropë pas rrëzimit të murit të Berlinit. 8 dhjetori u caktua dita kombëtarë e rinise nga Kuvendi i Shqipërisë ne 8 dhjetor ne vitin 2009. Shume prej studenteve te atëhershëm u bene figura te rëndësishme publike u angazhuan ne jetën politike, te tjerë e lane Shqipërinë. Por çdo tete dhjetor kujtohet sakrifica e tyre.