Legjendat, madje edhe ato të kinemasë si ajo, nuk kanë moshë. Ato janë ide platonike, modele unike dhe perfekte, të cilat – në rastin e Sophia Loren, e cila sot feston 85 vjetorin, – mishërojnë më të mirën e Italisë, atë që u ngrit pas luftës dhe u bë idhull në skenën botërore.

Pothuajse 60 vjet më parë ajo e nisi duke hedhur gurë në filmin “La Ciociara” të Vittorio De Sica, një skenë që hyri në imazhet vizuale bashkëkohore. Për atë interpretim Loren fitoi dhe Oskarin.

“Ajo është shumë e bukur, shumë italiane. Kur lëviz, kur ecën, ajo është vet Italia” – ka thënë Roberto Benigni.

Striptizmi i saj i veshur, seksi por edhe plot humor, Loren është jo vetëm ikonë e kinemasë por është bërë burim frymëzimi për shumë stilistë si Milo Manara, Liberatore dhe Eric Stanton.

“Ajo kishte gjithçka, kishte bukuri, seksi dhe plot talent” – thotë  admiruesi i saj Woody Allen.

Sophia Loren nuk i ka zhgënjyer asnjëherë admiruesit e saj, një interpretuese e shkëlqyeshme, e aftë të kalojë nga komedia italiane në intensitetin e heroinave të neorealizmit. Sot, 85 vjeçe, ajo sapo ka ngjyrosur rolin e saj në filmin e djalit të vet  Edoardo Ponti.

Burimi: Bulevard Online