BERLINI  FESTON  FITOREN !

PLOT 30 VJET…

Burrat e mendshem asht e vertetë që bajnë vepra të mëdha po jo, pa kenë Trima!

9 NANDOR 1989… Para orës 23 të natës Gjermanët shkatrruen pergjithmonë…

MURIN E BERLINIT… E bashkë me 41.91 km kufi të betonit të atij Muri, që nuk ishte tjeter veç një shemtim i gjithë Europës, u shpartallue edhe robnia komuniste.

186 Kulla rojesh vr, astare u rrëzuen dhe u dogjen mbrenda nate… Nga 156,4 km kufi në total me Berlinin Perëndimor, 43,7 km ishin direkt në kufinin me Berlinin Lindor dhe 112,7 km në Qarkun e Potsdamit. 63,8 km të gjatësisë së kufinit ndodheshin në një zonë rurale, 32 km në një zonë pyjore dhe, 22,65 km në zonë të hapun. Ndërsa 37,95 km e kufinit shtrihej në lumenj e liqej. (Nga Raporti STASI-it 1989)

RRUGA “BORNHOLM” e Berlinit u hap e para në oren 23.., të asaj nate!

Edhe sot zani burrnor i Reaganit ushton në Berlin: “Zotni Gorbaçov, hape këtë portë!.. Zotni Gorbaçov…Zotni Gorbaçov, rrëzoje këtë mur!” E Muri u shpartallue pergjithmonë!

10 NANDOR 1989, Ora 10 e mengjesit, në mbledhjen e Bundestagut në Bon, i pari u ngrit në kambë Kancelari Helmut KOHL, dhe mbas Tij të gjithë të pranishmit, të cilët filluen e kënduen Hymnin Kombtar të Gjermanisë. Gjithë Bota e perparueme ishte në festë!… Kur e ndigjova atë natë lajmin nga sytë me rriguen lotët e, dishka parandjeva!

Miljona e miljona vetë ndër shekuj.., do të kujtojnë me respekt Ata Burra Shteti që janë Shpëtimtarët e Njerëzimit nga komunizmi bar, bar, vr, asës e gjakatar në gjithë Botën!

Sa mija e mija njerëz fillue me harrue fjalën “frikë” nga sigurimi i shtetit, UDB, KGB..?

Sa njerëz fituen të Drejtën me kenë “njeri”..?  Janë miljona njerëz do të kujtojnë se:

MBI PLLAKAT E BETONIT TË MURIT BERLINIT RRAHIN FLETËT PLLUMAT E PAQES… BURRAT TRIMA: REAGAN, PAPA GJON PALI II, HELMUT KOHL E GORBAÇOV JANË SHPETIMTARËT E PËRJETSHËM TË NJERZIMIT…

            Melbourne, 7 Nandor 2019

Burimi: Voal.ch