Ku ta gjej mimozën

Si një tufë pëllumbash radhë-radhë
krahët shtrin dëborë e parë
retë i falën tokës bardhësi
zjarr në zemër më dhe ti.

Ku ta gjej mimozën vallë, ku ta gjej?
Ajo çel veçse një herë.
Në lulëzim të saj u njohëm ne,
Unë dy fjalë e ti në sy me pe.

Fole ti dhe zogjtë, këngën lanë
Zemra zemrën ndieu pranë
Gishtat nëpër flokë e dielli në re
Rritu, rritu dashuri e re!

Lulëzo mimozë e çelu në çdo stinë!
Me aromën tënde rrite dashurinë.

Ka çdo njeri në jetë një ëndërr të vërtetë
s’e vyshkin vitet, lulëzon dhe rritet
mbetet gjithmonë t e re.

gjurmët vizatojnë lule plot
shkund dëborën mbi ne një zog
drurët zgjatin degët si kurorë
njëri-tjetrin ne kërkojmë.

Ku ta gjej mimozën, vallë ku ta gjej,
Ajo çel veçse një herë.
Në lulëzim të saj u njohëm ne,
Unë dy fjalë e ti në sy me pe.

Fole ti dhe zogjtë, këngën lanë
Zemra zemrën ndieu pranë
Gishtat nëpër flokë e dielli në re
Rritu, rritu dashuri e re!

Lulëzo mimozë e çelu në çdo stinë!
Me aromën tënde rrite dashurinë.

Kenga “Mimoza e Dashurise” u kendua per here te pare ne Adriana Ceka ne festivalin e kenges, ne vitin 1983. Ky klip eshte nje ri-performance e kenges, nga po kjo kengetare, per reportazhin televiziv “Kenga tek Njerezit”, i xhiruar ne 1984-en. Po kjo kenge eshte kenduar ne nje version me bashkekohor dhe nga Rovena Dilo ne spektaklin “100 Kenget e Shekullit”. /Naishtedikur.info