Afërdita Zonja është këngëtare e njohur. Që kur nisi të këndonte në aktivitetet kombëtare të këngës, shumë artistë e konsideruan zërin e saj të ngjashëm më zërin e artistes së madhe Tefta Tashko Koço. Dukej se këngët e interpretuara nga artistja e madhe, jo vetëm që i shkonin për shtat për t’i kënduar, por Afërdita Zonja do t’i interpretonte thuajse në të njëjtin nivel. Dikush do ta quante zë bilbil, të tjerë kanarina e këngës shqipe. Perveç festivaleve, ajo eshte vlerësuar me çmimin e parë ne festivalin e Interpretuesve me këngën “Fëmija I Parë”.

Cmim te pare fiton edhe ne vitin 1983 ne festivalin e pranveres me kengen “Miresevjen Dite E Re”, te kompozitorit, David Tukici e cila u be hit i atij viti. Afërdita tregon se menjëherë pas festivalit, Legjenda e këngës shqiptare, Vaçe Zela që e kishte kënduar atë këngë në kohën e artë të rinisë së saj, e kishte uruar. E bashkë me urimin i kishte thënë: “Më solle një “fëmijë” tjetër sonte…”. Kompozitoret e asaj kohe bënë eopkë të re me krijimtarinë e tyre në vitet 70- 80. “Sot kënga shqipe ka humbur identitetin e saj sepse kemi kompozitorë dhe kengëtare qe kopiojne rryma te vendeve te tjera… ështe për të ardhur keq” tha Këngtarja.

Gjatë atyre viteve Afërdita nuk mund t’i mungonte aktiviteteve të shumta artistike që zhvilloheshin edhe në qytetin e saj, Korçë. Kënga “Ky liqeni i malit” kënduar në një nga festivalet e këngës në Korçë u bë shumë shpejt e njohur, jo vetëm në qytetin e Korçës. Serenatat e pavdekshme korçare me të cilat ajo ishte rritur do interpretoheshin me mjeshtëri nga zëri i saj i bukur. Qytetarët korçarë edhe sot u kujtohet këngëtarja me zërin e saj nën interpretimin e serenatave të shumta korçare si: “Perëndeshë e bukurisë”, O ky bilbili i malit, … Dhe ajo vazhdon të mbetet ashtu, si tridhjet e ca vite të shkuara kur filloi së kënduari.

Edhe sot, vazhdon të këndojë me të njëjtin vokal si atëhere, në vitet e largëta dhe të suksesshme të festivaleve të këngës dhe aktiviteteve të tjera muzikore, me të njëjtin timbër, me të njëjtën ëmbëlsi zëri ne nje prej lokaleve te Kryeqyteti. Serenata korçare nje ambjent shumë i ngrohtë i cili i sjell çdo jave publikut Kryeqytetas nostalgjine e serantave me zerin e Aferdita Zonjes. Aferdita Zonja tregon se shqiptarët janë të kutivuar me jetën e natës, lokali është shumë i frekuentuar nga artëdashesit kryeqytetas, qa me shume që Serenatat jane perla të pa vdekshme ku i këndohët dashurisë. Ajo i krahason serenatat me këngët napolitane ne Itali. Sa here qe ajo i këndon,i japin një ndjesi të vecantë dhe i kujtojne vitet e rinise, vendlindjen e saj.

Korçen vendi ku u rit, u shkollua, u martua me gazetarin e njohur Artur Zonja ku dhe lindi dy fëmije binjak Aldi dhe Megin. Afërdita Zonja tregon se jeta Arturin nuk ka qënë e lehtë, për shkak të punës qëka gazetari orë pa orë, pavarësisht se e ka ndihmuar shumë në profesionin e saj. Ëndrra e saj jo shumë e largët është,një duet me vajzën e saj. ”Dua të kem një kujtim për të ardhmen”, thotë Afërdita me ëmblëlsine që e karakterizon.