Agim Zajmi
Agim Zajmi

Agim Zajmi lindi në Tiranë më 28 nëntor vitin 1936. Studioi për artet skenike në Shën Petërburg. Pas diplomimit më 1961 filloi punë si skenograf në Teatrin e Operës dhe Baletit, por më pas punoi kryesisht në Teatrin Kombëtar, ndërsa herë pas herë realizoi dhe skenografi në teatrot e Kosovës dhe Shkupit.

Pjesa më e madhe e veprave shqiptare dhe të huaja të vëna në skenën e Teatrit Kombëtar janë krijime të piktorit e skenografit të talentuar Agim Zajmi. Gjithashtu një punë të madhe bëri Agimi edhe në fushën e kostumografisë. Si një njohës i thellë i etnografisë shqiptare ai dha në skenën e Teatrit Kombëtar jo vetëm mjediset por veshjet e detaje të ndryshme që mbushnin skenën duke dhënë me sa më shumë realitet jetën shqiptare. Agim Zajmi ka qenë profesor në Akademinë e Arteve në Tiranës. Për dekada me radhë ai përgatiti piktorët e ardhshëm në Akademinë tonë të Arteve me durimin dhe thjeshtësinë që e karakterizonte. Si piktor ai ka ekspozuar punimet e tij në Francë, Itali, Angli, Greqi, Turqi, Austri, etj.

Një pjesë e këtyre veprave ruhen në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, si dhe në koleksione private në vende të ndryshme të botës.
Agim Zajmi u nda nga jeta më 3 nëntor 2013 në Tiranë.

Loading...