Vetëvrasje apo eliminim i pastër i njeriut që do të zëvendësonte Enver Hoxhën në detyrën e tij pas vdekjes. Kjo vijon ende të jetë pjesë e shumë debateve, lidhur me fundit e Mehmet Shehut.

Në librin e tij “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”, gazetari Roland Qafoku, zbulon një dokument te rrallë që vjen nga kontinenti i Amerikës Latine.

“Ambasada amerikane në Buenos-Aires zotëronte një dokument i cili kishte rënë në dorë të një anëtari marksist të shoqatës së miqësisë Shqipëri-Argjentinë. Ky dokument ûiste për një takim të zhvilluar në Nju-Jork mes spiunazhit amerikan dhe një anëtari të lartë të qeverisë shqiptare, i cili i kishte premtuar helmimin e ngadaltë të Enver Hoxhës dhe marrjen e pushtetit prej tij. Agjenti quhej M008. F

aktin që M008 mund të ketë qenë Mehmet Shehu e forcon e dhe gjendja e këtij dokumenti në një dosje armiqësore që PPSH ruante pas vdekjes së tij të dyshimtë”. Kur të gjithë në Byronë Politike, por edhe rreth saj, ishin në pritje të fjalimit të Mehmetit ditën tjetër, ai u gjet i vdekur.

Zyrtarisht kishte vrarë veten. Siç pritej, ai u shpall armik i popullit dhe i Partisë së Punës së Shqipërisë. Ndërsa fakti që u demaskua si poliagjent i shërbimeve sekrete të SHBA-së, Britanisë, Jugosllavisë, Greqisë dhe Bashkimit Sovjetik, duke qenë bashkëpunëtori më i afërt i Enver Hoxhës dhe duke e mbajtur detyrën e kryeministrit për 27 vjet e 3 muaj, e bëri më qesharak se kurrë diktatorin komunist.

Në fakt, kryeministri i Shqipërisë u vra në një komplot të denjë për të gjithë situatën që u krijua duke shënuar krimin më të rëndë, më misterioz dhe më të kamufluar në historinë e shtetit shqiptar. Ky ishte fundi i një kryeministri që u kishte shkaktuar shumë të tjerëve gati një fund të tillë, por edhe vetë përfundoi me të njëjtën metodë. /Panorama

Advertisements
Advertisements