Ahmet Pasha
Ahmet Pasha

Ahmet Pasha lindi më 7 shkurt të vitit 1948 në Kukës, është aktor i njohur shqiptar.

Diplomohet në 1970 dhe emërohet menjëherë aktor në Teatrin Kombëtar, ku në janar të 1971 fillon zyrtarisht karriera e tij e gjatë mbi 30-vjeçare me trupën e këtij teatri. Roli i tij i parë në skenën e këtij teatri është roli i Flejkut në dramën “Arturo Ui”. Më pas interpreton një sërë rolesh si në dramat “Një dimër i shkurtër”, “Sinjali i kuq”, “Cuca e maleve”, “Lumi i vdekur”, etj. Ndër sukseset në Teatër ngelen kryerolet Isa Boletini (“Udha e flamurit”), Abdyl Frashëri (“Epoka para gjyqit”), Gjenerali (“Gjenerali i ushtrisë së vdekur), Inskerdoja (Monserati), Kadriu (Rajmonda), Mumja (Muzeu), si dhe në dramt “Prometeu”, “në jetë”, “Roemeo e Zhilieta”, Tiranozauri”, etj, etj. Në skenën e Teatrit Kombëtar Ahmet Pasha ka interpretuar rreth 70 role. Krahës teatrit ka marër pjesë në disa filma artistikë.

Është nderuar me çmime e diploma në konkurrime teatrale dhe në vitin 1989 i është dhënë titulli i lartë “Artist i Merituar”.

Veprimtaria artistike

  • 1971: Arturo UI – Flejku, Një dimër i shkurtër – Arbeni, Viti 61 – Petriti, Drita – Petriti, I pazëvendësueshmi – Kandidati i shkencave
  • 1973: Sinjali i kuq – Borisi, Prefekti – Burri me opinga, Orfeu zbret ne ferr – Veli
  • 1974: Toka jonë – Meti, Bashkë me agimin – Osja
  • 1975: Duke gdhirë viti 1945 – Reizi,Curr Beja, Lumi i vdekur – Gaq Gjanica
  • 1976: Karavidhet – Qytetari, Shenomeni dhe mua – Jani, Lulet e shegës – Togeri
  • 1977: Gjëmimi atij dimri – Kabashi, Përmbytja e madhe – Gjergji
  • 1978: Doktori pacient – Astriti, Miq te pafluar – Doktor
  • 1979: Gryka e nëmur – Marku, Tragjedia e fundit e Deas – Ethemi, Cuca e maleve – Gjet Lleshi
  • 1980: Lenini dhe fëmijët – Vasilievski
  • 1981: Nga errësira në dritë – Irfan Dumrela
  • 1982: Vizita e inspektorit – Xheraldi
  • 1983: Epoka Para gjyqit – Abdyl Frasheri
  • 1942: Kulla e Hutajve – Mul Prengu, Korabi
  • 1985: Komunistet – Aleksi
  • 1986: Nata e dymbëdhjetë – Orsino, Udha e flamurit – Isa Boletini
  • 1987: Përball vetes – Lirimi
  • 1988: Prometeu – Prometeu
  • 1989: Në jetë – Jakobin, Monserati – Inskierdo, Gjenerali i ushtrise se vdekur – Gjenerali
  • 1990: Hijet e natës – Selimi
  • 1991: Nën dritat e skenës – Vaso
  • 1992: Romeo dhe Zhulieta – Kapuleti, Besa – Demir Beu, Rikardi i trete – Hastinski
  • 1993: Kati i gjashte – Babai
  • 1994: Revizori – Gjykatësi, Në pritje të Godosë – Poco
  • 1995: Motrat – Heroi, Tiranozauri – Salmoni
  • 1996: Ne katin e dyte është parajsa – Burri me republike, Maria thotë për të gjithë – Djalli
  • 1997: Inspektori – Nepunesi i spitalit
  • 1998: Muzeu – Mumja, Darka e te marreve – Zhylieni, Shtepia ne bulevard – Autori
  • 1999: Martesa me pahir – Filozofi, Absurditeti antik – Radomoni
  • 2000 – 2008: Armiku i popullit – Kryeplaku, Njeriu kafsha dhe virtyti – Doktori, Një njeri në det – Presidenti – Oficeri, Nata e trokitjeve ne xhama – Rupi, Dua burrë – Pandi, Stine e mërzitshme ne Olimp – Epimetheu, Gomone – Intelektuali, Më mirë nesër se pasnesër – Llaqi, Ska te ngopur – Islami, Kulla e Fildishtë – Furtvangler, Si e mposhta Musolinin – Mesuesi, Babai – Prokurori, Një grua për jetë – Plaku, Medea – Kleanti, Alegreto Albania – Mesuesi
  • 2009: Antigona kërkon babanë – Shefi, Emigrantet – A.a

Filmografia

  • Mimoza llastica – Babai (1971)
  • Qyteti më i ri në botë – Babai (1973)
  • Kur hidheshin themelet – Sekretari (1977)
  • Këmishët me dyllë – Pashai (1989)
  • Balada e Kurbinit – Komandanti i kështjellës (1989)
  • Njerëz dhe fate – Babai (2001)
Loading...