Agim Shuke
Agim Shuke

Agim Shuke ka lindur në 8 prill të vitit 1942 në qytetin e Kuçovës. Pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën si aktor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe më vonë si Pedagog në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) Në kinematografi do të interpretojë 20 role. Roli i tij i parë do të jetë roli i Dinit në filmin “Oshëtim në bregdet” në vitin 1966.

Më tej do të vazhdonin role të tjerë si roli i Bashkimit në filmin “Plagë të vjetra” në vitin 1969, roli i Sandrit në filmin “Në fillim të verës” në vitin 1975, roli i Komisarit Shqiptar të Bazës Detare në filmin “Ballë për ballë”, roli i Musait në filmin “Militanti” në vitin 1984 etj. Roli i tij më i fundit do të jetë ai i Babait të Anilës në filmin “Një djalë edhe një vajzë” në vitin 1990. Agim Shuke ndahet nga jeta dhe nga familja e tij e dashur në vitin 1992.

Filmografia:

1990 — Fletë të bardha ………………………..Kryetari i Kooperativës

1990 — Një djalë edhe një vajzë ………………………….Babai i Anilës

1988 — Shkëlqimi i përkohëshëm ………………………….Trajneri

1988 — Treni niset në shtatë pa pesë ……………………Doktori

1987 — Telefoni i një mëngjesi ………………………….Dhimitri

1986 — Dy herë mat……………………………………..Shefi i Policisë

1986 — Rrethimi i vogël…………………………Faiku, Sekretari i Partisë së Rrethit

1985 — Të shoh në sy ………………………….Zv/Drejtori

1984 — Militanti ………………………………………….Musai

1984 — Taulanti kërkon një motër ……………………….Gëzimi

1982 — Shi në plazh teatër-komedi

1982 — nëntori i dytë ……………………………………Jani Minga

1980 — Një ndodhi në port ……………………………….Inxhinieri i laboratorit

1980 — Vëllezër dhe shokë ……………………………….Dania,nallbani i fshatit

1979 — Ballë për ballë ……………………………….Komisari Shqiptar i Bazës

1979 — Përtej mureve të gurta …………………………..Doktor Xhema

1978 — I treti …………………………………..Gëzimi

1978 — Vajzat me kordele të kuqe ……………………….Mësuesi i Historisë

1975 — Në fillim të verës …………………………………Sandri

1969 — Plagë të vjetra ……………………………………Bashkimi

1966 — Oshëtim në bregdet ……………………………..Dini