Aleksander Pogace
Aleksander Pogace

Aleksander Pogace lindi ne Fier, me 16 tetor. Ishte biri i aktorit te humorit te Estrades se Fierit*, Nestor Pogace.

Mbaroi shkollen e larte per aktore “aleksander Moisiu”*, ne vitin 1964. Filloi pune si aktor ne Teatrin e Vlores*, me pas ne ate te Fierit* dhe te Gjirokastres*. Gjate veprimtarise se gjate skenike ne keto teatro ka krijuar figura artistike te spikatura, qe kane kontribuar ne ngritjen e nivelit te shfaqjeve duke qene i perkushtuar dhe shembull i nje pune kembengulese, serioze e me pasion.

Priret me fort kah nje loje e tipit emocional, me shperthime te befta, sikunder edhe nga nenvizimet e rrafsheve ironike, cinike, gjendjeve te dyfishta, shpotise, si ne shfaqjet Lavirja e denje per respekt, Pas dyerve, Filomena Marturano etj.

Ka marre pjese me role te rendesishme ne 9 filma, si:

doktori te Mengjese te reja (1980), togeri Franc te Deshmoert e monumenteve (1980), Peteri te Kercenimi (1981), Shtajneri te Thesari (1981), Reshiti te Nje emer midis njerezve (1983) Ferucio te Guri i beses (1986), Theofani te Bote e padukshme (1987). Ka interpretuar gjithashtu ne mjaft regjistrime televizive.

Ndahet nga jeta me 16 mars 2016.