Alfred Bualoti
Alfred Bualoti

Alfred Bualoti lindi në Tiranë në vitin 1953. Është një aktor dhe menaxher i njohur teatri, drejtues i festivalit të parë ndërkombëtar të teatrit në Shqipëri, “Butrinti 2000”.

U diplomua si aktor nga Instituti i Lartë i Arteve, në Tiranë, më 1974. Për një farë kohe punoi në Radio-Televizionin Shqiptar dhe më vonë në Teatrin e Gjirokastrës.

Mbasi kreu një kualifikim pasuniversitar pranë Teatrit Nacional Chaillot në France, kaloi si aktor në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Ka interpretuar 9 role në kinematografi duke filluar me rolin protagonist të Vlashit në filmin “Pylli i lirisë”. Filma të tjerë janë :

  • “Njeriu me top” 1977,
  • “Përtej mureve të gurta” 1979,
  • “Fushë e blertë fushë e kuqe” 1984,
  • “Dy herë mat” 1986,
  • “Tela për violinë” 1987,
  • “Misioni përtej detit” 1988.

Me tej u emërua regjisor teatri, ku nder të tjera realizoi komedinë e famshme Palati 176.

Filmografia

  • Misioni përtej detit – (1988)
  • Dy herë mat – (1986) – Sazani
  • Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984)
  • Një natë pa dritë – (1981)
  • Përtej mureve të gurta – (1979)… Ramizi
  • Pylli i lirisë – (1976)… Vlashi
  • Në fillim të verës – (1975)